Segunda-feira, 26/8/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

10 Këshilla se si të kujdesemi për shputën diabetike

10 Këshilla se si të kujdesemi për shputën diabetike

Diabetes

10 Këshilla se si të kujdesemi për shputën diabetike
Nëse vuani nga diabeti, niveli i sheqerit në gjak ështe shumë i lartë. Me kalimin e kohës, kjo mund të dëmtojë nervat dhe enët e gjakut në trupin tuaj. Enët e gjakut të dëmtuara dmth se këmbët tuaja nuk janë duke u oksigjuar mjaftueshëm me gjak. Me dëmtime nervore, ju mund të përjetoni dhimbje djegie apo humbje te ndjenjave në këmbë. Kjo është arsyeja se pse një flluskë vogël mund të kthehet në një problem të madh në formën te një ulçere. Shputa e shendoshe te i semuri me diabet tregon diabetin e rregulluar, si edhe eshte baze per jete te gjate dhe me tw shendoshe. Kujdesi i kembeve, sidomos shputave te i semuri nga semundja e sheqerit eshte i nje rendesie te vecante per jeten e tij. Per shkak te specifikes se sistemit tw eneve te gjakut ne kembw ( nje arterie dhe venet e medha u jane ekspozuar veprimit te fuqishem tw forcws se Tokes), per shkak te ngarkeses statike te forte, si dhe ekspozimit te ndikmimeve te forta mekanike nga mjedisi i jashtem, posacerisht nga kepucat e veta per kembet jane me rendesi keto rekomandime:

**1.Higjena e rregullt çdo dite me e madhe se ajo e duarve-Kjo nenkupton rregullisht cdo dite larje te kembeve me sapun dhe uje te vaket. Eshte e ndaluar perdorimi i ujit te vluar ose shume te ftohte. Pas larjes kembet ose (shputat) ne menyre pedante fshihen me lecke te thate e te paser pambuku. Me kujdes fshihen pjeset ndermjet gishterinjeve. Hapesira mes gishterinjeve duhet te jete e thate dhe e paster. Higjena jo e mire, sidomos nese eshte e lagesht mes gishterinjeve, shkakton te çara ne lekure, te cilat jane te dhimbshme. Ne keto pjese mbillen baktere, sidomos kerpudha te cilat dhe normalisht jetojne ne keto pjese. Per shkak te lageshtise, si dhe per shkak te vlerave te larta te sheqerit ne gjak, bakteriet dhe kerpudhat shpejte shumohen, depertojne ne lekure, e pastaj dhe ne qarkullimin e gjakut. Kjo shkakton paraqitjen e plageve, e cila mund te sjelle deri ne vdekjen e indit dhe ganrene. Paraqitja e gangrenes eshte nje komplikim shume serioz dhe drejteperdrejte e rrezikon jeten e njeriut.

**2. Çdo dite beni kontrolli te rregullt te shputave te kembeve pas larjes dhe para mbathjes se çorapeve-Kontrolli do te behet shprehi dhe duhet ta beni rregullisht e sidomos nese vereni ndonje ndryshim. Gjate kontrollit te thembra, perdorni patjeter pasqyre ose kerkoni ndihmen e familjareve. Shikoni për ndonjë plagë, njolla të kuqe, ose thonje te infektuar. Telefononi mjekun menjëherë nëse vereni prerje, mavijosje ose plage e cila nuk fillon të shërohet pas një dite

**3. Mbathni kepuce dhe çorape te pershtatshme -Perdormi i çorapeve te sintetikes shkakton djersitjen e shtuar me çka dhe dukshem rritet shumimi i krepudhave dhe baktereve. Çorapet t’i mbani edhe ne shtepi sepse kemba eshte e mbrojtur me çka e zvogelon lendimin gjate ecjes neper shtepi ne gje sende te vogla. Te mabthen kepuce te buta dhe te pershtatshme prej lekure ose pelhure, pa jastek te forte ne gishta dhe thember po ashtu asnjehrw mos ecni zbathur ose te mbathni kepuce pa çorape.Kepucet duhet te jene te pershtatshme ose me shume pak te lira. Mbajtja e kepuceve te ngushta sjell paraqitjen e fluskave dhe plageve ne shpute. Ndryshime te njejta apo te ngjajshme ne paraqitjen dhe gjate mbajtjes se kepuceve te gjera. Ne rast te paraqitjes se fluskave me leng te kthjellet, ajo nuk guxon te hapet apo te shpohet. Po ashtu gjithnje para mabthjes se kupuceve kontrolloni ne mbrendesi per gjesende (guraleca) dhe hiqeni ato.

**4. Kosultohuni me mjekun tuaj-Ndiqni këshillën e mjekut tuaj. Sigurohuni që ju e mbani nivelin e sheqerit në gjak nën kontroll dhe të ndiqni këshillat e tij / saj në dietë, ushtrime, dhe ilaçe. Gjithashtu ne çdo gervishje, fluske ose plage ne shpute, paraqitje e te enjturit ose ndryshim i ngjyres, menjeher paraqituni te mjeku i juaj ose ne qendren e pare diabetike

**5. Cdo mengjes pas punes ose levizjes, si dhe ne mbremje, para se mabthni corape, mire levizni mire gishterinjte e dy kembeve

**6. Mos i ngrohni dhe mos i fohni shputat e kembeve.-Eshte e ndaluar perdormi i kalorifereve, radiatoreve ose zjarrit per nxemjen e kembeve- Kembete gjithnje t’i keni te ngrohta,por nuk guxoni t’i ngrohni me kalorifere, me nxemes ose me çfardo lloj burimi nxehtesise

**7.Thonjte te priten ne menyren e duhur . -Thonjte duhet rregullisht te priten me gershere te lakuara, e me se miri me dara pedekere te cilet mund ti gjeni ne cdo farmaci. Me gersheret e lakuara dhe me dara mund te evitohen gjaderdhja gjate prerjes se indit perreth, qe shpesh mund te ndodhe per shkak te ndonje moskujdesi. Thonjte gjithnje duhet te priten pas larjes, ose gjate gjersa kembet qendrojne ne uje te vaket. Kjo eshte me rendesi per zbutjen e thonjeve, qw pasi te priten drejt pa u çare. Thonjte duhen te priten drejte. Nese priten me zhilete, thike apo me brisk per thonje, mund ta preni lekuren perreth dhe shkaktoni gjakderdhje, infeksion, gangrene ose perfundim te keq po ashtu kjo menyre e prejes se thonjeve pamundeson futjen e thonjeve ne mish gjate rritjes se tyre. Dukuria e trashjes se lekures ose thene popullore te a.q. korezime (hiperkeratoza) kerkon perpunim profesional ne pediker ose kiropodist. Pjeset e trasha te lekures shkaktojne plasaritje dhe jane dere hyrese per infeksione. Pas mbarimit te higjienes se kembeve, eshte mire te lyhet me ndonje kreme natyral

**8. Hapesira mes gishterinjeve asnjehere mos te lyhet me asnje lloj kremi. -Një aluzion të dobishme: Sasi e vogël miell misri në gishtërinjtë tuaj për të mbajtur lëkurën të thatë në mes tyre. Ju gjithashtu mund të dëshironi të disa pluhur në këmbët tuaja para se të vënë në këpucë tuaj dhe çorap

**9. Gjate ecjeve te gjata, uluni ne cdo ore
**10. Menjhere ndaloni pirjen e duhanit

Pergatitii stafi i shoqatës së mjekëve “Etika”

(Visited 54 times, 1 visits today)
Top