Quarta-feira’, 20/11/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

”10” arsye pse duhet të lexoni çdo ditë

”10” arsye pse duhet të lexoni çdo ditë

Benefitet e shumta të leximit nuk mund të përshkruhen, pasi që janë të panumërta. Kënaqësia e një libri të mirë është e pashpjegueshme. Këtu janë dhjetë arsye motivuese për lexim.

Stimulimi mental – studimet tregojnë se të qendruarit i stimuluar mentalisht, mund ta ngadalësojë apo ta ndal tërësisht progresin e Alzhemajerit dhe çmendurisë, pasi që mbajtja e trurit aktiv parandalon atë nga humbja e fuqisë. Siç kanë nevojë pjesët e tjera të trupit për ushtrime fizike për ti mbajtur ato të fuqishme, poashtu dhe truri ka nevojë për këto ushtrime fizike, e që llogaritet të jetë leximi.

Reduktimi i stresit – pa marrë parasysh se sa stres ke në punë, lidhjet personale, apo qështjet të pafundme me të cilat përballesh qdo ditë, të gjitha humbin kur je duke lexuar një pjesë interesante të një libri. Një novelë e shkruar bukur, mund të transportojë në një botë tjetër.

Dija – çdo gjë që lexon, mbush kokën tënde me informacione, dhe kurr nuk mund ta dish se kur do të të duhen. Sa më shumë dije që ke, aq më shumë je i përgaditur të ballafaqohesh me sfidat jetësore.

Zgjerimi i fjalorit – sa më shumë që lexon, aq më shumë fjalë të reja përfiton. Të qenurit i rrjedhshëm në të folur është një ndihmesë e madhe në qdo profesion, dhe të diturit që je i aftë në të folur të rritë vetëbesimin.

Përmirësimi i memories – kur lexon një libër, ti duhet të mbash mend llojet e karaktereve, ambiciet, historitë, nuancat dhe shumë gjëra të tjera që e përbëjnë librin.  Dhe në këtë mënyrë përmirësohet memoria.

Aftësi më të forta për analizë – a ke lexuar ndonjëherë ndonjë novelë histerike, dhe ke përfunduar storjen para librit ? Në qoftë se po, atëherë ti je në gjendje të vendosësh mendimin analitik dhe kritik para se të marrësh shënim për detajet e nevojshme për analizë.

Përmirësim i fokusit dhe koncentrimit – në botën tonë të çmendur të internetit, vëmendja është e shpërndarë në të njejtën kohë në shumë direktiva. Në 5 minuta kohë, një person i zakonshëm e ndan kohën e tij në punën në një çështje, shikimi i e-mailit, biseda me disa të tjerë. Ndërsa kur lexon një libër, i tërë fokusi yt është në një histori – pjesa tjetër e botës të humb.

Aftësi më të mira shkrimi – kjo shkon në raport të drejtpërdrejtë me zgjerimin e fjalorit. Leximi të përmirëson shkrimin pasiqë të përmirëson ato fjalët të cilat i ke ditur dhe të mëson ato të rejat.

Qetësi – së bashku me relaksim gjithashtu vije edhe qetësia me rastin e leximit të një libri, mund të ndodhë që tema me të cilin ti e lexon mund të të sjellë paqe të brendshme të paparë. Leximi i teksteve spirituale mund ta ulë presionin në gjak dhe të sjellë relaksim.

Argëtim i lirë – gjithmonë është kënaqësi të lexosh një libër, e kënaqësi më e madhe është edhe kalimi nga një libër në librin tjetër. Është argëtimi më përfitues që dikush mund të ia bëjë vetes.

(Visited 62 times, 1 visits today)
Top