Quinta-feira, 21/11/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

1 kokërr shegë në ditë për të bërë gjakun të “vërshojë” në trup

1 kokërr shegë në ditë për të bërë gjakun të “vërshojë” në trup

Vetitë fantastike të shegës tashmë njihen. Shega është fruti më i mirë që ka veti në mjekimin dhe parambrojtjen e sëmundjeve të zemrës dhe atyre të gjakut.

Ekstraktet e shegës kanë aftësi të ndryshojnë patologjinë primare si trashjen progresive të arteriereve koronare të cilat shkaktohen nga grumbullimi i yndyrës.

Studimi është testuar fillimisht tek minjtë të sensibilizuar me bllokimin arterial dhe minjve iu dhanë dhënë ekstrakte shege për 2 javë.

Pas trajtimin me shegë u vu re rritja e kolesterolit të mirë dhe zvogëlim i pllakave aterosklerotike.

Përveç efekteve që shega ka në një qarkullim më të mirë të gjakut, shega njihet për vetitë e mëdha shëndetësore që ka në trupin tonë si zvogëlimi i stresit, ulja e akumulimit të yndyrnave në muskulin e zemrës dhe zvogëlimi i anomalive në EKG.

Shega gjithashtu është një ndër aleatët më të mirë në luftën kundër plakjes, ajo ndihmon në ruajtjen e elasticitetit të lëkurës.shije.life

(Visited 116 times, 1 visits today)
Top