Quarta-feira’, 24/7/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

?Në kopshtin e ramazanit?



?Në kopshtin e ramazanit?

 

• Shkruaj diçka të bukur, nga kujtimet e këtij Ramazani, që të të mbeten deri në fundin e jetës, se vërtetë, erdhi një muaj, ku në të u ndjeve mirë, ishe i mirë dhe u ngrite shpirtërisht!

• Ti ke shumë dëshira në jetën tënde! Prej tyre janë të të shlyhet e kaluara jote e hidhur, të të përmirësohet e tashmja jote në të cilën frymon, të ndjesh sigurinë dhe të kesh ëndrra të mëdha për të ardhmen tënde të pazbardhur. Kush ta ndreq këtë? Allahu, Zotit Plotmadhështi. Ndaj lutju Atij, të Gjallit, të Pavdekshmit, Dritës mbi Dritë, lidhu me vetëdije të gjallë, në prag të iftarit, në syfyr, me koncentrim, meditim, me prezencë të zemrës dhe me përsëritje të dëshirës sate!





• Kjo është një mundësi për ty, që shpirti yt, esenca jote, të ushqehet këto ditë, sepse është mjaft e etur, e egoja jote të etshohet sepse mjaft është ushqyer në muajt që i le pas!

(Visited 12 times, 1 visits today)




Top