Monday, 23/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Zyrtarisht hapet fushata parazgjedhore në Kosovë


Zyrtarisht hapet fushata parazgjedhore në Kosovë


Kosova nga tash është futur zyrtarisht në fushatën parazgjedhor për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit. Fushata e cila do të zgjasë 30 ditë do përmbyllet më 1 nëntor në ora 00:00.

kosova

Qytetarët e Kosovës do të dëgjojnë për 30 ditë me radhë premtime të ndryshme nga kandidatët për kryetarë të komunave dhe ata për Asambletë komunale.

Për të kërkuar votën e qytetarëve për zgjedhjet e 3 nëntorit do të angazhohen edhe krerët e partive politike të cilët do të jenë në krye të fushatave zgjedhore. Subjektet më të mëdha politike tashmë kanë bërë gati kalendarët e vizitave që do t’i bëjnë nëpër komuna.

Partia më e madhe, PDK, fushatën për zgjedhjet lokale do ta nisë të enjten në qytetin e Prizrenit apo siç e quan Hashim Thaçi, “Jerusalemin e PDK-së”.

Partia e dytë në vend, LDK ka vendosur që fushatën zgjedhore ta hapë në kryeqytet aty ku gjithmonë ka fituar pa vështirësi por që në këto zgjedhje shihet si një garë me më shumë sfida.

Kështu, në orën 24:00, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa e ka nisur konferencën për media në Qendrën mediale të Shtabit Zgjedhor të LDK-së.

Vetëvendosja ka zgjedhur që fushatën ta nis në ora 17:00, te Parkingu i Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë. Një tubim tjetër ky subjekt politik do ta zhvilloj edhe në Ferizaj në Qendrën e Kulturës. Partia e zv/kryeministrit Behgjet Pacolli, ka vendosur që fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 3 nëntorit ta hapë të enjten nga ora 12:00 në Shtëpinë e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë.

Pas Mitrovicës, AKR do të hapë fushatën në Istog në orën 14:00 në Shtëpinë e Kulturës. Po ashtu, AKR do të hapë të enjten fushatën edhe në njërën prej komunave më favorite të saj në qytetin e Gjakovës ku garon me Mimoza Kusari-Lilën. Fushata në Gjakovë sipas njoftimeve të AKR-së, bëhet në orën 17:00 në Shtëpinë e Kulturës. Pas Gjakovës AKR hap fushatën në ditën e parë edhe në Podujevë nga ora 20:00.

Një shkrim tjetër i dobishëm  PD garon me tetë kandidatë për deputetë

Ndërkaq, partia e Ramush Haradinajt – AAK, fushatën për zgjedhjet lokale do ta hapë në dy qytetet ku kandidatët e saj për kryetar komunash kanë qenë më së shumti aktivë në parafushatë. Sipas njoftimeve, AAK e hap fushatën të enjten në Prishtinë nga ora 13:00 në Sallën e Sporteve në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve dhe në Istog nga ora 16:00 në ambientet e Restorantit “Butrinti”, në qendër të qytetit.

image_pdf

Categories

Archives