Sunday, 28/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Zotit te Arshit te Larte


Zotit te Arshit te Larte


Pushteti, lavdia, sundimi, fuqia, mbreteria i takon Mbretit te mbreterve, Kreatorit, Dhenesit dhe Marresit, te Parit dhe te Fundit, te Dukshmit dhe te Padukshmit, te Gjallit, te Perjetshmit, Meshiruesit e Meshireberesit, Krijuesit te jetes dhe vdekjes, Krijuesit te kohes dhe mases…
Krijuesit te nates dhe drites, Krijuesit te ciftit dhe te tekut, Krijuesit te mashkullit dhe te femres. Allahut. Zotit te Arshit te Larte!

Atij dhe vetem Atij i takon pushteti, lavdia, adhurimi, sexhdja, jeta dhe vdekja jone. La ilaha ila Ente ja Allah – nuk ka zot pervec Teje o Allah.

Ty dhe vetem Ty te takon lavdia! Ty dhe vetem Ty te takon adhurimi yne o i panevojshmi per ne! Ty o Krijues i gjitheckaje! Ty o i pari dhe i fundit! O i palindur dhe palindes! O i madheruar dhe i pa te meta! Ty o Kreator dhe Shpikes i jetes dhe i vdekjes!

Ty o Allah! Kuptimi i jetes! Zgjidhesi i enigmes se ekzistences sone!

Ty te takon pushteti, lavdi, bindja, dashuria, sakrifica, sexhdja, jeta, vdekja, flijimi!

Ty dhe vetem Ty!

Na prano ne meshiren tende o Allah, Krijues i qiejve dhe tokes! Zot i Arshit te Larte, i Xhebrailit dhe Mikailit.

LA ILAHE IL ALLAH!

Një shkrim tjetër i dobishëm  Shoqnia e mire.. neja e paster eshte pregatitje per Xhennet..
Tags:

Categories

Archives