Saturday, 25/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Zjarret kërcënojnë Kaliforninë


Zjarret kërcënojnë Kaliforninë


Më shumë se 4 mijë zjarrfikës janë duke u përpjekur për të kontrolluar zjarret të cilat duket të jenë më të këqijat në historinë e Kalifornisë. Ato tashmë kanë djegur mbi 60 mijë hektarë, një zonë e madhe sa qyteti i Chikagos.

zjarret kalifornia

Zjarri i quajtur zjarri Rim që ka filluar në Parkun Nacional Yosemite më 17 gusht nuk po mund të vihet nën kontroll nga zjarrfikësit, pavarësisht përdorimit të buldozerëve dhe helikopterëve dhe tani zjarri ka filluar të kërcënojë objektet e furnizimit me ujë dhe energji elektrike në qytet.

Guvernatori i Kalifornis Jerry Brown ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pas përpjekjeve të dështuara për të kontrolluar zjarret. Zyrtarët nga zyra e guvernatorit po mbajnë bisedime me komandantët e Pentagonit dhe të autoriteteve kanadeze për të kërkuar mbështetje për të kontrolluar zjarrin. Megjithatë, shkaku i zjarrit tyre mbetet ende i panjohur./mesazhi/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Venezuela dëbon tre diplomatë amerikanë

Categories

Archives