Tuesday, 11/12/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Zierja e gjetheve të ullirit, receta mijëravjeçare që parandalon disa sëmundje e infeksione



Zierja e gjetheve të ullirit, receta mijëravjeçare që parandalon disa sëmundje e infeksione

Në kohët e lashta, gjethet e ullirit besohej se përfaqësonin fuqinë hyjnore. Në Egjiptin e Lashtë, gjethet e ullirit përdoreshin për qëllime mjekësore.

Në shekullin e 19-të gjethet e ullirit janë përdorur si metodë alternative për ethet dhe trajtimin e malarias.

Përfitimet shëndetësore të gjetheve të ullirit janë të njohura edhe sot, kryesisht për të trajtuar sëmundjet e tilla si Alzheimer, diabeti dhe për të ulur tensionin e lartë të gjakut. Për më tepër, gjethet e ullirit promovojnë edhe shëndetin kardiovaskular dhe forcojnë sistemin imunitar.

Gjethet e ullirit kanë fuqi të mëdha antibakteriale, kryesisht për trajtimin e :

Infeksioneve maja
Menengjitit
Gripit
Virusit Herpes Human 6 dhe 7
Hepatitit B
Pneumonisë
Të ftohurës
Herpesit
Lodhjes së vazhdueshme
Diarresë
Infeksioneve të traktit urinar
Infeksionet e veshit etj
Përgatitja: në një litër ujë valoni 100-150 gjethe ulliri të freskëta ose të thata (ne këtë rast hidhni vetëm 100 gram) lërini të valojnë për gjysmë ore. Vendoseni lëngun e krijuar në një shishe qelqi dhe ruajeni në një vend të errët e të thatë.





Përdorimi: doza e rekomanduar është 1 lugë gjelle 3 herë në ditë. Përdorni vajin e ullirit ekstra të virgjër gjithashtu.

Burimi: Healthy Food Team/shendeti.com.al/