Friday, 20/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Zhvillimi i fetusit në Kuran


Zhvillimi i fetusit në Kuran


fetusi

Për All-llahun, Ne e krijuam njeriun prej një ajke (lëngu), e një balte.
Pastaj atë (ajkë – baltë) e bëmë (e shndërruam) pikë uji (farë) në një vend të sigurt.
Më pas, atë pikë uji e bëmë copë gjaku, e atë gjak të ngurtë e bëmë copë mishi, e atë copë mishi e shndërruam në eshtra, edhe eshtrave ua veshëm mishin, pastaj atë e bëmë krijesë tjetër (me shpirt). I lartë është All-llahu, më i miri Krijues!
Mandej, pas kësaj (krijese) ju do të vdisni.
Muminun(12-14)

Mandej, Ai e formëson atë (në barkun e nënës) dhe nga ana e vet i jep shpirt atij dhe Ai është që juve ju pajis edhe me dëgjim, me të parit dhe me zemër, e pak send është ajo që ju falënderoni.
Sexhde/9

A nuk ka qenë ai në një pikë uji që derdhet.
E pastaj u bë gjak i trashë, e Ai e krijoi dhe e përsosi?
Dhe prej tij Ai i bëri dy lloje: mashkullin dhe femrën.
Kijame(37-39)

“… Ai u krijon juve në barqet e nënave tuaja, krijim (etapë) pas krijimi në tri errësira. Ky është All-llahu, Zoti juaj, vetëm i Tij është pushteti, nuk ka zot tjetër pos Tij. E si pra, i shmangeni (adhurimit të Tij)?
Zumer/6

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  15 gjërat të cilat ndihmojnë mësimin përmedësh
Tags:

Categories

Archives