Friday, 15/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Zgjimi herët në mëngjes dhe bereqeti

Zgjimi herët në mëngjes dhe bereqeti

All-llahu i madhërishëm në Kur’anin fisnik urdhëron dhe thotë:

“Pasha agimin kur ai shkrep (frymon)”
(El Tekvir, 18)

“Fale namazin kur zbret (nga zeniti) dielli, e deri në errësirën e natës dhe duke bërë lutjen (namazin) e agimit. Vërtet, lutja e agimit është e përcjellur”.
(El Isra, 78)

Kur’ani famëmadh inkurajon të fjeturit heret dhe zgjimin që në agim. Në një hadith thuhet:
“Popullit tim i është dhënë bereqet në mëngjes herët”.
Ndërsa në hadithin tjetër thotë:
“Dy rekatet e namazit të sabahut kanë më shumë vlera se dunjaja e çka në të”
Pra në Kur’anin fisnik All-llahu i madhërishëm betohet në agimin që frymon. Shikimi i agimit që vërehet me zemër të hapur, ai me të vërtetë frymon. Në këto skena kosmike të paraqitura me bukuri, shkelqim dhe elegancë u dhurohen ndjenjave të fundit njerëzor. Këto paraqitje kosmike njeriu intelektual i pranon me ndenja poetike. Në këtë mënyrë shpirti njerëzor lidhet me shpirtin kosmik nëpërmjet shprehjes së bukur dhe inspirative, kështu shpirti kosmik rrjedhë në shpirtin njerëzor fshehtësitë e tia duke reflektuar Fuqinë Hyjnore e cila qendron pas, dhe e cila fletë sinqerisht për të vërtetën e besimit.
Të mirat që përfiton njeriu nga të zgjuarit heret në mëngjes janë: përqindja e ozonit në ajër është më e lartë në agim. Ky gaz ndikon pozitivisht në sistemin nervor dhe gjallëron aktivitetin mendorë, duke bërë që kulmi i aktivitetit mendorë dhe fizik i njeriut të jetë herët në mëngjes. Rrezet e diellit në lindjen e tyre janë përafërsisht në ngjyrë të kuqe, dhe është i njohur tashmë ndikimi stimulus për nervat, për aktivitet fiziologjik të organizmit të njeriut.
Zgjimi herët në mëngjes parapëngon paraqitjen e krizave hipertenzive dhe sëmundjeve trombembolike.
Shkencërisht është vërtetuar sasia më e lartë e kortizonit në gjak ndodhet në mëngjes, duke arritur nivelin 72-75 mikrogram në 100ml. plazmë. Por gjendja më e ulët e tij haset në mbrëmje, ku arrin në nivelin në më pak se 7 mikrogram në 100 ml. plazmë. Dihet se kortizoni është substancë “magjike” që rritë aktivitetin e organizmit.
Kortizoni vepron në qelizat e organizmit dhe në procesin e imunitetin. Gjithashtu kortizoni parandalon reaksionin inflamator në proceset alergjike.
Rol të veçantë kortizoni luan në gjendjet e stresit, niveli i të cilit rritet në gjak.

Categories

Archives