Sunday, 23/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Zgjerohet rrjeti i të dyshuarve në aksionin e sotëm policor

Zgjerohet rrjeti i të dyshuarve në aksionin e sotëm policor

Gjithsej 17 persona janë të dyshuar si pjesë e grupit që sot në mëngjes është arrestuar për spiunim dhe bashkim për kriminalitet. Në mesin e të dyshuarve, por që akoma është i pakapshëm për policinë, është edhe gazetari Zoran Bozhinovski, i cili është udhëhequr nën emrin “Millojkoja i çmendur”.

Foto: Ilustrim

“Të arrestuarit kanë dhënë lloje të ndryshme informatash; bëhet fjalë për informata të klasifikuara të cilat kanë pasur nivele të ndryshme sigurie, duke filluar prej dokumenteve konfidenciale dhe maksimalisht konfidenciale, madje edhe informata që kanë qenë të klasifikuara si sekret shtetëror. Por përveç këtyre informatave të klasifikuara, personat e arrestuar kanë pasur kontakte edhe me ish funksionarë, pra me elitën politike, kështu që u kanë dhënë informata të lidhura me sigurinë e përgjithshme por edhe me gjendjen politike në Maqedoni”, deklaroi  Ivo Kotevski, zëdhënës i ministrisë së Brendshme.

Zëdhënësi i VMRO-Partia Popullore, Vane Cvetanov, i cili ka qenë edhe drejtor i mëparshëm i Agjencisë për larjen e parave, gjenerali Goran Stojkov dhe Aco Dinevski, agjent i mëparshëm i Drejtorisë për zbulim dhe kundërzbulim janë në mesin e të arrestuarve gjatë aksionit të sotëm policor.

 

Sot në mëngjes është arrestuar regjisori Boris Damovski, autor i filmit të animuar satirik ”?dnooki”, film ky që edhe përkundër popullaritetit u hoq nga programi dhe Marjan Maxhovski, shef i Kabinetit të Kuvendit të RM-së, Trajko Veljanovski.

Përveç tyre janë arrestuar edhe 13 persona të tjerë, identiteti i të cilëve akoma nuk është i njohur. /Portalb

Një shkrim tjetër i dobishëm  777 shtetas nga Maqedonia janë bërë gjermane

Categories

Archives