Wednesday, 24/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Zgjedhe gruan e mirë!


Zgjedhe gruan e mirë!


gruaja

Ta zgjedhësh mirë gruan

All-llahu xhel-le shanuhu thotë:

“Dhe martoni të pamartuarat dhe robërit e robëreshat që janë të ndershëm dhe të ndershme. Nëse janë të varfër, All-llahu i begaton nga mirësitë e Tij, All-llahu është Bujar i madh, i Gjithwdijshëm”. (En-Nur: 32)
Pronari i shtëpisë duhet të zgjedhë grua të mirë, e cila duhet t’i posedojë disa kushte, të cilat i ka treguar Muhammedi ?:
1- “Gruaja martohet për katër gjëra: për pasurinë e saj, për ate se i takon familjes së ndershme, për bukurinë e saj dhe për fenë e saj. Zgjidhe ate që ka fe, të lumshin duart!” Tra. Buhariu dhe Muslimi
2- “Tërë bota është kënaqësi, kurse kënaqësia më e mirë në këtë botë është gruaja e mirë”. Tra. Muslimi

3- “Secili prej jush le të ketw zemër falënderuese, gjuhë përmendëse (që përmend All-llahun shumë) dhe grua besimtare, e cila e ndihmon në veprat për ahiret”. Hadithi është sahih, tra. Ahmedi, Tirmidhiu dhe Ibn Maxheja.

4- Në transmetimin tjetër qëndron “dhe grua të mirë, e cila e ndihmon në çështjet e kësaj bote dhe në çështjes e fesë. Kurse kjo është thesari më i mirë që posedojnë njerëzit”. Hadithi është sahih, tra. Bejhakiu
5- “Martoni ato të cilat i doni dhe të cilat lindin, ngase unë do të krenohem me numrin tuaj të madh në Ditën e Ringjalljes para pejgamberëve tjerë!” Hadithi është sahih, tra. Ahmedi

6- “Martohuni me beqare, se ato japin më shumë fëmijë, kanë gojë të ëmbël dhe kënaqen më pak”, në transmetimin tjetër qëndron “dhe më pak tradhtojnë”. Hadithi është sahih, tra. Ibni Maxheja
Ashtu siç është gruaja e mirë njëra prej katër kënaqësive të kësaj bote, ashtu është gruaja e keqe njëra prej fatëkeqësive të kësaj bote, siç thotë Pejgamberi ?:

Një shkrim tjetër i dobishëm  Tradhtia bashkëshortore?!!

“Prej lumturisë është gruaja e mirë, e cila kur e shiqon të pëlqen, kur mungon prej saj je i sigurtë në te dhe në pasurinë tënde. Kurse nga fatkeqësia është gruaja, e cila kur e shiqon, të dëshpron, flet kundwr teje dhe kur mungon prej saj, nuk je i sigurtë në te dhe në pasurinë tënde”. Hadithi është sahih, tra. Ibni Hibbani.
Përballë kësaj medoemos duhet të dihet gjendja e djalit, i cili i ofron vajzës muslimane martesë, kurse pëlqimi duhet të ndodhë duke patur parasysh këto kushte:
“Nëse ju vjen (për fejesë) ai, me moralin dhe fenë e të cilit jeni të kënaqura, martohuni me të. Nëse nuk e bëni këtë atëherë ndodhë çorodi dhe çrregullim i madh në tokë”. Hadithi është sahih, tra. Ibn Maxheja.
Për gjithë këtë që e thamë duhet të pyetet mirë dhe të mblidhen informata të sakta, me qëllim që të mos rrënohet shtëpia e cila do të ngrihet me martesën e këtyre dy çifteve.
Burri i mirë dhe gruaja e mirë ndërtojnë shtëpi të mirë, ngase toka e mirë jep fryte të mira, kurse toka e keqe jep fryte shumë rëndë ose nuk jep aspak!

Categories

Archives