Saturday, 22/9/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Zëvendsojeni sheqerin me mjaltë



Zëvendsojeni sheqerin me mjaltë

20131124112346106577

Mjalta është produkti më i shëndetshëm dhe më i mirë që na i dhuron natyra. Duke i u faleminderuar numrit të madh të përbërësve që i përmban, mjalta përdoret edhe në ushiqmin tonë të përditshmërisë si ushqim i shëndetshëm, por edhe si ilaç.

Ajo që është e rëndësishme që ta dijë çdo amvise është fakti se mjalta është një produkt i cili nuk prishet. Nëse në shtëpi keni kavanoza me mjaltë, të cilat janë të vjetra me vite, mos u brengosni aspak, lirshëm mund t’i fusni në përdorim edhe ato.

Sasia e madhe e shqerit, enzimave oksidante dhe sasi të vogla të PH- vlerave nuk lejojnë të zhvillohen makroorganizma.

Pas një periudhe të gjatë sheqeri mund të ngurtësohet ndërsa ate mundeni shumë lehtë ta rregulloni nëse e vendosni kavanozen me mjaltë në një tigan me ujë të vakët dhe e leni ate që të qëndrojë ashtu për një kohë. Për disa orë mjalta përsëri do të jetë në gjendje normale.





Mjalta përmban përbërje ushqyese qe mundet t’i përmbush të gjitha mungesat e ushqimeve tjera. Nutricionistët thonë se me konzumimin e një luge mjalte në mëngjes e në mbrëmje, e përmbush në mënyrë të kënaqshme gjithë nevojën energjetike të ditës.

Nëse dëshironi që sheqerin ta largoni nga përdorimi i përditshëm, shkaku i ndikimit të tij negativ në organizëm, mundeni që gradualisht ta zëvendësoni me mjaltë, por gjatë asaj duhet të keni kujdes në raport me ate.

Mjalti është më i ëmbël dhe më i ngurtë se sheqeri dhe për ate duhet të bëni kujdes kur në ushqim në vend të sheqerit vendosni mjalt. Nëse vendosni sasi të tepruara të mjlatit mund ta ndryshoni krejtësisht shijen e ushqimit që përgatisni.

Një lugë sheqer, e cila ka rreth 15 gramë, zëvendësohet me një lugë të vogël mjalte. Sepse mjalta është likuide (lagëshme), kështu që gjatë përgatitjes duhet të dini se ai ushqim mund të jetë më ngjitës dhe më i lëngshëm, për dallim nga ushqimi që përmban sheqer.