Saturday, 27/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Zeqati


Zeqati


zeqati

Allahu (subhanehu ve teala) thotë:“Falne namazin dhe jepni zeqatin dhe falnu me ata që falen” (bini në ruku me ata që bijnë) (el Bekare 43).

Gjithashtu Allahu (subhanehu ve teala) thotë:

“Në qoftë se pendohen, e falin namazin dhe japin zeqatin, atëherë ua lëshoni rrugën, se vërtetë Allahu falë është mëshirues” (et Tevbe 5).

Pejgameberi (sal-lallahu alejhi ve sel-lem) thotë:

“Është ndërtuar Islami në pesë shtylla: Dëshmia se nuk ka të adhuruar tjtër me meritë pos Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Tij, falja e namazit, dhënja e zeqatit, agjërimi i ramazanit dhe shkuarja në haxh për atë që ka mundësi”.

Dhënja e zeqatit është bemirësi në moral, pastrim i pasurisë nga ndytësira, mbrojtje nga të këqijat dhe adhurim ndaj Allahut (subhanehu ve teala). Allahu (subhanehu ve teala) thotë: “Merr prej pasurisë së tyre (të atyre që pranuan gabimin) lëmoshë që t’i pastrosh me të dhe t’u shtosh (të mirat) dhe njëkohësisht lutu për ta, se lutja jote është qetësim për ta. Allahu dëgjon e sheh” (et Tevbe 103).

Pejgamebri (sal-lallahu alejhi ve sel-lem) thotë:

“Nuk pakësohet pasura nga sadakasë (zeqatit)”

Zeqati në sheriatin Islam është obligim në pasuri të posaçme (që ipet) një grupi të posaçem në kohë të posaçme, e që kjo kohë është kalim i një viti në bagëti, monedhë dhe tregëti. Ndërsa zeqati në drithëra dhe fruta ipet me rastin e mbledhjes së tyre. Poashtu arritja e masës (nisabit) që obligon zeqatin në mjaltë dhe nxjerrja e asaj që obligohet në xehe dhe perëndimi i diellit natën e Bajramit në Sadakatulfitër.

Marrur nga : El-Mulehas el-Fikhij

Dr. Salih bin Fevzan bin Abdullah Al Fevzan

Një shkrim tjetër i dobishëm  URTËSIA E PROFESORIT; SI TA JETOSH JETËN TËNDE !!
Tags:

Categories

Archives