Saturday, 23/9/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Zemra jonë organ i jashtzakonshëm!

Zemra jonë organ i jashtzakonshëm!
Zemra jonë është pompa më precize në botë. Për çdo 23 sekonda nëpër zemër kalojnë 5 litra gjak. Për një ditë zemra shtie në qarkullim 19 mijë litra gjak. Për 60 vjet qarkullojnë 480 milion litra gjak. Kjo pompë tejet e përsosur me automatizëm special peshon mesatarisht 230 gram te femrat dhe 280 gram te meshkujt.
zemraGjaku qarkullon nëpër enët e gjakut 100 mijë kilometra për 23 sekonda. Kjo shpejtësie qarkullimit të gjakut është 215 herë më e madhe se shpejtësia e anijeve kozmike.

Kjo mrekulli e Krijuesit mund të shpjegohet në mënyrë më spektakulare: për 11 sekonda, 25 miliardë kamion transportues të ngarkuar me oksigjen dhe materie ushqyese të domosdoshme (rruazat e kuqe të gjakut) shkarkojnë barrën e tyre nëpër qeliza të uritura të kapilarëve të gjakut.

Jeta e rruazave të kuqe zgjat 42 ditë, ndonëse ato me rezistencë më të madhe jetojnë deri në 127 ditë. Kjo do të thotë se gjaku ynë ripërtërihet çdo dy muaj; konkretisht 200 miliardë ruaza të kuqe të gjakut lindin dhe vdesin për çdo ditë. Për këtë Allahu i Madhëruar na drejtohet në çdo kohë dhe në çdo moment me pyetje: “A nuk po e shihni?”

Shkëputur nga libri me titull “Kurani dhe shkenca bashkëkohore”

Ali Iljazi

 

Një shkrim tjetër i dobishëm  Namazi i dobishëm për shtatzënën i dëmshëm për femrën me cikël mujor
Tags:

Categories

Archives