Thursday, 15/11/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Zemra jonë është pompa më precize në botë



Zemra jonë është pompa më precize në botë
Zemra jonë është pompa më precize në botë. Për çdo 23 sekonda nëpër zemër kalojnë 5 litra gjak. Për një ditë zemra shtie në qarkullim 19 mijë litra gjak. Për 60 vjet qarkullojnë 480 milion litra gjak. Kjo pompë tejet e përsosur me automatizëm special peshon mesatarisht 230 gram te femrat dhe 280 gram te meshkujt.

Gjaku qarkullon nëpër enët e gjakut 100 mijë kilometra për 23 sekonda. Kjo shpejtësie qarkullimit të gjakut është 215 herë më e madhe se shpejtësia e anijeve kozmike.

Kjo mrekulli e Krijuesit mund të shpjegohet në mënyrë më spektakulare: për 11 sekonda, 25 miliardë kamion transportues të ngarkuar me oksigjen dhe materie ushqyese të domosdoshme (rruazat e kuqe të gjakut) shkarkojnë barrën e tyre nëpër qeliza të uritura të kapilarëve të gjakut.

Jeta e rruazave të kuqe zgjat 42 ditë, ndonëse ato me rezistencë më të madhe jetojnë deri në 127 ditë. Kjo do të thotë se gjaku ynë ripërtërihet çdo dy muaj; konkretisht 200 miliardë ruaza të kuqe të gjakut lindin dhe vdesin për çdo ditë. Për këtë Allahu i Madhëruar na drejtohet në çdo kohë dhe në çdo moment me pyetje: “A nuk po e shihni?”

Shkëputur nga libri me titull “Kurani dhe shkenca bashkëkohore”





Ali Iljazi