Tuesday, 22/8/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Zemra është unike

Zemra është unike

12311126_1537100346580226_249487143274608846_n

Në fillim e mendoj mendimin. Mirë. Më pas informacionin e fituar nga të menduarit të cilin e prodhon truri, ia lejojë që të merr rrugën për në zemër. E pres si do të ndjehet zemra. Nëse zemra kënaqet, hapet, e kuptojë se është mendim dhe analizë që në të ka mirësi dhe urtësi, filozofi të shëndoshë dhe pozitivetitet. Aq sa forcë të ketë mendimi, ideja, aq kënaqet zemra. Edhe zemra ka alarmin e saj, që kur t’i pëlqeje një gjë, ajo përveç që lëshon gëzim, fillon edhe të pulsoj pakëz me shpejtësi. Dëshiron të më thotë: Mundesh të ecësh, rruga jote është e shëndoshë! Unë e dëgjoj zemrën. Ajo është kurdisur që gjërat e dyshimta, gjërat të cilat janë të mbuluara me maskën e rreziqeve t’i nuhatë, t’i parandjejë, dhe të mos i aprovoj, të mos i nënshkruaj, të mos u duartroket nëpërmjet pulsimeve gëzimtare. Sepse ajo është në dorën e Zotit. Gjërat ku ka rreziqe, së bashku me pulsimet e shpejta, por që nuk janë pulsime të kënaqshme, zemra lëshon edhe alarmin e saj, që quhet: frikë. Zemra është e pakuptimtë. Por ajo kupton më shumë se sa që kupton mendja, truri. Ne s’e kuptojmë zemrën. Por ajo na kupton neve. Ne identifikohemi me të. E as nuk duhet të përpiqemi ta kuptojmë. Vetëm duhet dëgjuar atë. Ajo nuk të tradhëton. Nëse një dynja e pyete për një gjë, në fund kthehu dhe pyete zemrën. Ajo udhëhiqet nga ndokush që është mbi dynjanë. Zemra udhëhiqet nga I Përjetshmi dhe I Gjithëdituri. Zemra është unike. Me historinë, kujtimet, ditaret dhe rrëfimet e saja. Ajo i kapë të gjitha ato gjëra të cilat s’i kap truri. Po të mos kishte njeriu zemër, s’do të dallonte prindërit, fëmijët, Zotin. Sepse këto nuk njihen me mendje, po ndjehen. Ndjehen me zemër. Ndaj dhe njeriu s’ka dy zemra. Një është. Që ia tregon atij të vërtetën. Që nuk e turbullon. Kush e tradhëton atë, e ka tradhëtuar jetën dhe vetën. Zemra i pret materialet nga truri. Por nganjëherë edhe s’e pyet trurin fare. Vetë merr vendim.

Agron Islami

Një shkrim tjetër i dobishëm  "10 fjalë që shkatërrojnë fëmijën tënd"

Categories

Archives