Saturday, 21/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Zemra e nënës së pikëlluar


Zemra e nënës së pikëlluar


zemra e nenes

Kjo është nëna e disa fëmijëve, e cila i kishte rritur dhe edukuar në mënyrën më të mirë, me të cilën Allahu Fuqiplotë është i kënaqur. Me kalimin e kohës, fëmijët u rritën. Djali më i madh kishte qenë ndër më të afërmit për shkak se ishte shëmbëlltyrë për të mirë, ishte djalë që respektonte prindërit, i dashur më vëllezërit e tij. Ishte shumë i kuptueshëm me të gjithë njerëzit që e njihnin si dhe me ata që nuk e njihnin dhe e shikonin për të parën herë.

Kur kishte ardhur koha e martesës, ky fëmijë kishte dashur të martohet me një vajzë të zgjedhur, e cila kishte kulturë dhe tradita të ndryshme në krahasim me familjen e djalit. Ishte një vajzë që besonte në lirinë e veshjes, vishej me çfarëdo lloj rrobash, e veçmas me ato rroba të valltareve dhe këngëtareve. Të gjitha këto lloj veshje ishin përhapur kohëve të fundit në programet televizive, programe me këngë dhe valle, nëpër videoklipe, etj.

Pasi vajza, të cilën i biri i saj kishte vendosur ta merrte për grua, kishte veshur pantallona shumë të ngushta, pamja e një veshjeje të tillë e kishte habitur të ëmën e djalit. Ishte gjysmëlakuriqe, duke treguar një pjesë të belit, imitim i atyre videoklipeve. E ëma kishte refuzuar që biri i saj i mençur të martohej me atë vajzë, djalë të cilit asnjë namaz nuk i ikën, mirëpo fatkeqësisht biri i saj e kishte refuzuar kërkesën e së ëmës dhe si rrjedhojë kishte këmbëngulur që të martohet me të. U martua me këtë vajzë pavarësisht mosdëshirën së nënës për një martesë të këtij lloji dhe ja që djali pajtohet që gruaja të veshë çfarë të dëshirojë. Ai filloi t’i japë krahun gruas në çdo gjë që ajo fliste apo vepronte, edhe pse veprimet e saj ishin të gabuara dhe të pabaza gjithashtu, por djali i merrte si të sakta.

Kështu djalit filloi t’i ikë koha e namazit, gjithashtu edhe agjërimi dhe gjendja e tij ndryshonte për të keq, e urrente nënën e tij për faktin se ajo nuk i pranonte sjelljet e gruas (së djalit). Jo vetëm kaq, djali nuk e vizitonte as në ditët e gëzimit, as për ditët e Bajramit nuk e telefononte të ëmën.

Një shkrim tjetër i dobishëm  BËJE KËTË!

Nëna kishte dëgjuar për të birin se ia kishte dorëzuar shtëpinë dhe pasurinë e tij gruas. Gjithashtu kishte marrë vesh se reja (gruaja e djalit) nuk sillej mirë as me burrin e saj dhe se i biri po i nënshtrohej asaj për ta kënaqur dhe se ajo rrallëherë pajtohej me të.

Nëna e shihte veten në një pozitë shumë të vështirë, si nënë e djalit. E kishte kuptuar se e reja nuk i kishte lënë asnjë vend në zemrën e te birit, por atë e kishte mbushur ajo dhe sikur t’i kishte bërë magji, e donte gruan pa masë, saqë nuk shikonte gabimet e saj ndaj tij dhe familjes, në kohën kur kjo grua e kishte ndarë burrin nga prindërit dhe vëllezërit e tij!

A është e mundur që fëmija im të jetë ndikuar nga sihri (magjia)? Nëna më tutje thotë:

– E çfarë të veproj kur djali im që sa vite nuk më ka telefonuar dhe është shndërruar nga një djalë i sjellshëm ndaj prindërve në një njeri krejtësisht tjetër, jorespektues, i cili nuk mund të durojë dot të dëgjojë zërin e prindërve dhe të vëllezërve të tij? Nganjëherë ulem dhe mendoj… dua që plotësisht ta harroj birin tim, për shkak se më ka lënduar shpirtërisht, nganjëherë edhe lutem kundër tij sepse ai është një djalë i pasjellshëm ndaj prindërve, mirëpo zemra e nënës më rikthen dhe kërkon nga unë që ta mëshiroj dhe shpresoj që ta shoh edhe njëherë dhe ta përqafoj… mirëpo ai nuk vjen… prandaj çfarë të bëj, si të veproj kur të gjitha orvatjet e mia për kthimin e tij në mendjen dhe zemrën e tij të mëparshme veç kanë dështuar?[1]

Përktheu dhe përshtati nga gjuha arabe: Mr. Fehim Dragusha

image_pdf
Tags:

Categories

Archives