Wednesday, 29/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Zemra burim i mendimeve


Zemra burim i mendimeve


zemra dhe truri
Shkencëtarët flasin sot seriozisht rreth neuroneve që gjenden në zemër.
Ata theksojnë se çdonjëra nga qelizat e zemrës përbën një kuti informacioni për ngjarjet që përjeton njeriu,prandaj kanë filluar të flasin për kujtesën e zemrës si dhe rolin e madh që luan zemra në procesin e të kuptuarit dhe perceptimit të gjërave që na rrethojnë.
Në zemër ka më shumë se 40000 qeliza nervore,të cilat punojnë me një saktësi të lartë për rregullimin e rrahjeve të zemrës,sekretimin e hormoneve dhe ruajtjen e informacionit,e më pas dërgimin e tij në tru.Informacioni shkon nga zemra deri në bulbin e trurit,pastaj penetron në tru dhe bën orientimin e qelizave të trurit,që të mund të kuptojnë dhe të përvetësojnë.
Studiuesit zbuluan se procesi i të kuptuarit përshtatej me punën e zemrës.Sa herë që kjo punë ishe e dobët,edhe perceptimi ishte i dobët.Pra,ajo që ne e quajmë “mendje”,gjendet në qendër të zemrës dhe është ajo që e orienton trurin për të kryer detyrat e tij.Në ajetin e mëposhtëm kuranor Allahu i lartësuar e ka përcaktuar më së miri këtë:

Vallë,a nuk kanë udhëtuar ata nëpër tokë,që zemrat e tyre të mendojnë dhe veshët të dëgjojnë?…(El-Haxh,46)

 

Një shkrim tjetër i dobishëm  Faktorët e sëmundjes me kancer

Categories

Archives