Sunday, 24/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Zemërimi ka shumë ndikime negative

Zemërimi ka shumë ndikime negative

Ndërgjegjësimi për pasojat negative të zemërimit

Zemërimi ka shumë ndikime negative; me pak fjalë këto ndikime shkaktojnë dëm si tek vet i zemëruari ashtu edhe tek të tjerët. Ai që zemërohet mund të thotë fjalë fyese apo të turpshme, mund t’i dëmtojë të tjerët fizikisht në një mënyrë të pakontrolluar, madje mund të shkojë deri në vrasje. Historia e mëposhtme përmban një mësim të vlefshëm.
Ismail ibn Ueil transmetoi se babai i tij r.a i tha: “Unë isha ulur më Profetin a.s kur një burrë erdhi tek ai duke tërhequr një tjetër me litar. Ai tha: ‘O i Dërguari i Allahut, ky njeri vrau vëllain tim! I Dërguai i Allahut e pyeti atë: ‘A e vrave atë?’ Ai u përgjigj: ‘Po e vrava.’ Ai e pyeti: ‘Po, si e vrave atë?’ Ai tha: ‘Unë dhe ai po shkundnim një pemë për të rrëzuar gjethe për të ushqyer kafshët. Ai më ofendoi mua dhe unë e godita në kokë me një sopatë dhe e vrava…” (Transmeton Muslimi, 1307)

Zemërimi mund të çojë edhe në më pak sesa vdekja, si për shembull plagosja dhe thyerja e kockave. Nëse njeriu që shkakton zemërim largohet, i zemëruari e nxjerr zemërimin në veten e tij duke grisur robat, gërvishtur faqet, qëlluar me grushte, apo duke rënë pa ndjenja. Ai gjithashtu mund të thyejë edhe enët e pjatat apo pasje të ndryshme.
Në rastet më të këqia, zemërimi shpie në fatkeqësi shoqërore dhe në shkatërrimin e familjes (d.m.th divorc). Pyesni shumicën e atyre që janë divorcuar me gratë e tyre, dhe ata do t’ju thonë juve: ishte në një çast zemërimi. Këto divorce çojnë në keqësimin e gjendjes së fëmijëve, në keqardhje dhe bezdisje dhe në një jetë të ashpër dhe të vështirë. Të gjitha këto janë pasojë e zemërimit. Nëse ata do ta kishin kujtuar Allahun, asnjëra nga këto nuk do të ndodhte. Të ecurit kundër vijës së Sheriatit sjell vetëm humbje.

Dëmi që i shkakton shëndetit zemërimi mund të përshkruhet vetëm nga mjekët, siç është për shembull tromboza, trysnia e lartë e gjakut, takikardia (rahjet jonormale të zemrës) dhe hiperventilacioni (frymëmarja e pakët e vazhdueshme), që mund të çojë në goditje vdekjeprurëse të zemrës, diabetit, etj. I kërkojmë Allahut të na dhurojë një shëndet të mirë.

Categories

Archives