Saturday, 23/9/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Zbulohet një varrezë masive në Rastavicë të Deçanit

Zbulohet një varrezë masive në Rastavicë të Deçanit

Në bazë të rrobave dhe indikacioneve të tjera, ato i përkasin periudhës së luftës së fundit në Kosovë.

varreze masive

Ekspertë të EULEX-it nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore dhe njësia e këtij misioni për hetimin e krimeve të luftës ka identifikuar një varrezë masive në fshatin Rastavicë të Deçanit, ku dyshohet të fshihen eshtra shqiptarësh të vrarë në luftën e fundit.

Të shtunën me 12 tetor, ekipet e EULEX-it nxorën mbetjet mortore të katër personave. Në bazë të rrobave dhe indikacioneve të tjera, ato i përkasin periudhës së luftës së fundit në Kosovë.

“Ne po i trajtojmë ata si persona potencialisht të zhdukur. Ne e kemi përcaktuar praninë e së paku katër individëve, tre meshkuj të rritur dhe sipas mundësisë një femër e rritur.

Ne do të kryejmë analiza të mëtejme mjeko-ligjore në DML, dhe shpresojmë që t’i identifikojmë në të ardhmen e afërt”, ka thënë Alan Robinson, bashkëudhëheqës i Departamentit të Mjekësisë Ligjore të EULEX-it.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Mjekësia Islame ju uron Fitër Bajramin

Categories

Archives