Tuesday, 21/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Zbritja e Kuranit në Ramazan

Zbritja e Kuranit në Ramazan

Zbritja e Kuranit në Ramazan
Ky ajet na lajmëron se zbritja e Kuranit është bërë në Ramazan dhe këtë gjë e sqaron më tepër Ibn Abasi – radiallahu anhu – i cili thotë: “Allahu e ka zbritur të gjithë Kuranin në Ramazan në qiellin e dynjasë në Bejtul-izzeh (shtëpia e krenarisë, qabja e qiellit të dynjasë) pastaj prej aty ka zbritur pjesë-pjesë (deri në fund të jetës së Profetit alejhi selam).” Pra, zbritja në këtë ajet është bërë nga Leuhi Mahfudhi për në Bejtul-Izzeh.
Në të vërtetë ky muaj është edhe muaji i zbritjes së Librave të tjerë, siç tregon Uathile bin Usku’ radiallahu anhu, se Profeti – alejhi selam ka thënë: “Kanë zbritur fletushkat e Ibrahimit në natën e parë të Ramazanit, ka zbritur Teurati pasi kanë kaluar gjashtë netë nga Ramazani, Inxhili pasi kanë kaluar trembëdhjetë netë nga Ramazani dhe ka zbritur Kurani pasi kanë kaluar njëzet e katër netë nga Ramazani” e transmeton Imam Ahmedi dhe e saktëson sheikh Albani.

Categories

Archives