Sunday, 26/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Xiaomi prezanton telefonin më të shpejtë ndonjëherë?!


Xiaomi prezanton telefonin më të shpejtë ndonjëherë?!


Prodhuesi kinez Xiaomi ka prezantuar modelin e ri të telefonit të mençur Android, përkatësisht modelin Xiaomi MiPhone 3, i cili sjell procesorin quad core 1.8GHz NVIDIA Tegra 4 apo versionin tjetër të procesori quad core Qualcomm Snapdragon 800 2.3Ghz

Përveç procesorit të avancuar, Xiaomi MiPhone 3 vjen me ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonalen prej 5 inç në full HD IPS si dhe rezolucionin me 1920 x 1080piksel, 2GB RAM adhe mundësinë e zgjedhjes së memories prej asaj me 16GB e deri në atë me 64GB.

Specifikat tjera të Xiaomi MiPhone 3 përfshijnë edhe kamerën e pasme me 13 mega-piksel të Sony Exmor RS, dhe atë frontale me 2 mega-piksel. Telefoni i ri i Xiaomit do të posedojë edhe mundësinë për lidhje me rrjetet NFC dhe WiFi, plus baterinë me 3050 mAh.

Xiaomi MiPhone 3 me 16GB do të kushtojë 327 dollarë, ose 408 dollarë për versionin me 64GB. Lansimi i këtij modeli fillimisht do të bëhet në tregun kinez, për tu pasuar më pas edhe në vendet e tjera të botës. / Telegrafi /

Një shkrim tjetër i dobishëm  Çmimi i Twitter është rritur për 70 për qind

Categories

Archives