Thursday, 19/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Xhinnet nga Ibn Tejmijje r.a


Xhinnet nga Ibn Tejmijje r.a


xhinet

Të parët e shejtanit
Ata që marrin pjesë në magji dhe në betime shpesh ftojnë shejtanin për ta ndihmuar kundër të tjerëve.
Nganjëherë xhinni i keq e plotëson kërkesën e
tij, por ata këtë shpesh nuk e bëjnë, përkundrazi nëse xhinni kundër të cilit kërkohet ndihmë është i respektuar në mesin e tyre.
As ai që kryen magji as magjitë e tij nuk kanë kurrfarë pushtet për t’i detyruar shejtanët që t’u ndihmojnë.
Magjistari me afsh fton qenien të cilën e konsideron të madhe -që mundet por nuk është e thënë të jetë ashtu – për të dëmtuar të tjerët që mund të jenë më të mëdhenj.
Në rastin kur individi i lutet xhinnit shumë për t’i shkaktuar dëm dikuj gjë që xhinnët e respektojnë shumë, këta do ta injorojnë.
Pozita e tyre është shumë e ngjashme me pozitën e njerëzve me dallim që njerëzit përgjithësisht janë inteligjentë, të drejtë dhe të sinqertë,përderisa xhinnët janë injorantë, të pabesë, tiranë dhe mashtrues.
Duhet theksuar se, ndonëse thirrja dhe magjitë e adhuruesve të shejtanit në vete mund të përmbajnë deklarime të idhujtarisë dhe mosbesimit, ato janë shpesh joefikase kundër xhinnëve.
Kur kërkohet që të vritet ose kapet një xhinn tjetër i cili e ka pushtuar njeriun, xhinnët shpesh i mashtrojnë ata që e kërkojnë këtë duke u bërë sikur e kanë vrarë dhe eliminuar xhinnin sulmues, sidomos në rastet kur njerëzit besojnë në iluzione të cilët i përgadisin xhinnët.
Xhinnët zakonisht komunikojnë me ata që kërkojnë informacione në mesin e adhuruesve të idolëve qoftë përmes iluzioneve ose zërave.58
Heretikët krishterë, hebrenjë dhe muslimanë kanë devijuar falë xhinnëve. Xhinnët mund të marrin formë të fotografisë së gjallë duke treguar kështu krejt atë që magjistarët dhe paralajmëruesit dëshirojnë ta dijnë.
Kur këta të shikojnë fotografinë e atij që kanë dashur ta shikojnë, ata i lajmërojnë njerëzit tjerë për këtë.
Disa prej tyre mund ta dijnë se kjo fotografi në të vërtetë është iluzion,derisa të tjerët mund të mashtrohen në besim që në relaitet janë dëshmitarë të pamjes së vërtetë. Xhinnët gjithashtu mund të bëjnë që njerëzit të dëgjojnë zërat e atyre që i kanë ftuar pasi të kenë shkuar.

Rastet e tilla janë më të shpeshtë në mesin e politeistëve, krishterëve, hebrenjve dhe muslimanëve të paedukuar të cilët kërkojnë mbështetje tek ata që i konsiderojnë të shenjtë.
Kur disa magjistarë ftojnë sundimtarët e tyre shpirtërorë për ndihmë me fjalët: “O Zoti im kështu dhe kështu!”, xhinnët do t’u drejtohen me zërin e mësuesve të tyre.
Kjo ka ndodhur me shumë njerëz prej të cilëve disa i njoh edhe personalisht.
Shejtanët shpesh do të përgjigjen derisa marrin trajtën e betimit, pa marrë parasysh është ai gjallë apo i vdekur, madje edhe nëse nuk frikohet nga ata që e ftojnë.
Personat e tillë bëjnë shirk në besimin e tyre të verbër që personi i ftuar përgjigjet, ndërkohë që në realitet është xhinni ai që përgjigjet.
Kjo shpesh ndodhë me krishterët të cilët ftojnë ata që i lartësojnë, qofshin të gjallë apo të vdekur, siç është Xhorxhi ose ndonjë persosn tjetër i shenjtë.59

Kjo gjë shfaqet gjithashtu edhe te muslimanët heretikë të cilët ftojnë të
vdekurit ose ata që nuk janë aty, ndërsa shejtanët marrin trajtën e atyre që ftohen ndërkohë që ky nuk e kupton këtë.
Kam dituri për shumë raste ku paraqitet ky fenomen dhe njerëzit që janë ftuar nuk e dijnë se janë ftuar,ndonëse ata që e kanë ftuar për ndihmë e kanë parë pamjen e tyre dhe kanë qenë të bindur se është fjalë për personin konkret. Më shumë se një person kanë deklaruar se më kanë ftuar gjatë ndonjë fatkeqësie, çdonjëri prej tyre duke rrëfyer ndryshe kinse unë u jam përgjigjur. Kur u kam thënë se nuk i jam përgjigjur kurrë, asnjërit prej tyre as kam ditur se më kanë thirrur, disa kanë deklaruar se ai me siguri ka qenë melek.
Unë u kam thënë se melekët nuk u ndihmojnë atyre që bëjnë shirk dhe se në të vërtetë ka qenë shejtani i cili është përpjekur t’i shpjerë në devijim.

Nganjëherë xhinnët marrin trajtë të atyre që janë shumë të çmuar dhe qëndrojnë në Arefat60, dhe ata që kanë mendim të mirë për ta do të konsiderojnë se ai person ka qëndruar në Arefat.
Shumë të tjerë gjithashtu kanë qenë të bartur nga ana e shejtanit në Arefat dhe vende tjera të shenjta.
Në raste të tilla ata kalojnë mikatin (kufirin)61 pa veshjen formale të ihramit62,
ose kryerjen e shumë rregullave të caktuara të haxhxhit siç është kryerja e telbijes63 ose tavafit rreth Qabës, dhe kryerjes së sajit ndërmjet kodrave Saffa dhe Merve64.
Në mesin e tyre janë disa që nuk kalojnë as nëpër Mekë, të tjerët qëndrojnë në Arefat ndërkohë që nuk e kanë kryer obligimin e caktuar të hedhjes së gurëve në xhemrete etj … përmes këtyre dhe mjeshtrive të tjera shejtani i shpie njerëzit e devotshëm në shkatërrim.
Në të vërtetë ata që janë të devotshëm ndër të përkushtuarit në këtë mënyrë janë mashtruar të bëjnë vepra të cilat janë të ndaluara (haram) ose të papëlqyeshme (mekruh) sipas fesë.
Shejtani ka mundësi që këto vepra të liga t’ua afrojë duke i bindur se janë keramete.
Megjithatë ato janë, pa dyshim, mashtrime të shejtanit,iluzione, ngase All-llahu xhelle shanuhu, nuk mund të adhurohet përmes dispozitës fetare e cila nuk është as vaxhib as mustehab.
Kush kryen një vepër të adhurimit që nuk është as vaxhib as mustehab duke besuar gjatë kësaj se është e tillë, ai është mashtruar nga ana e shejtanit. Madje edhe nëse është vendosur që këtij personi t’i falet kjo vepër për shkak të qëllimit të mirë dhe përzemërsisë, ky akt vetvetiu ende është i papranueshëm për All-llahun,xhelle shanuhu65 veprat e tilla nuk janë nga gjesëndet të cilat All-llahu i nderon shërbëtorët e Tij të devotshëm të cilët i janë të afërt, siç nuk ka respekt në kryerjen e haramit apo mekruhit.66

Respekti i lartësuar ndodhet në mbrojtjen e atij të cilin All-llahu, xhelle shanuhu, e don deri në kryerjen e veprave të tilla dhe në pengimin e tij për të
mos i kryer.
Ngase, kryerja e kundërvajtjeve e poshtëron ate që i kryen dhe në asnjë mënyrë nuk mund t’i sjellë dobi, madje edhe nëse për këtë nuk ndëshkohet. Kryerja e veprave të papëlqyeshme ose haram domosdo zvogëlon nivelin shpirtëror të atij që i kryen njësoj si dhe të atyre ithtarëve të tij që i lavdërojnë dhe madhërojnë.
Sepse, lavdërimi i veprave të ndaluara dhe të qortuara, dhe respektimi i atyre që i kryejnë është pa dyshim mënyrë e largimit nga rruga e All-llahut.
Sa më shumë që njeriu hyn në risi (bid’at) duke shfrytëzuar gjykimin e pavarur (ixhtihad), aq më shumë largohet nga All-llahu, për arsye se kjo risi e largon nga rruga e All-llahut;

Të tillët do të jenë së bashku me ata që All-llahu i shpërbleu: (me)pejgamberët, besnikët e dalluar, dëshmorët dhe me të mirët. (Nisa: 69) dhe jo
në rrugën e atyre ndaj cilëve je i hidhëruar, dhe që janë të humbur.
(Fatiha: 7)

Ibni Tejmijje ka përmendur rastin e vijues67 në histori në aspketin e El-Hallaxhit68 dhe grupit të ithtarëve të tij: “Disa prej tyre kanë kërkuar pak ëmbëlsira për El-Hallaxhin, prandaj ai ishte ngritur dhe kishte shkuar deri në një vend të caktuar pak më larg, për t’u kthyer me plot ëmbëlsira.
Më vonë është zbuluar se ishin vjedhur nga një shitore e ëmbëlsirave në Jemen dhe se shejtanët i kishin sjellur aty.”
Ibën Tejmjje lidhur me këtë rast kë treguar:
“Rastet e ngjashëm me këtë kanë ngjarë edhe te të tjerët, siku El-Hallaxhit,kanë arritur kulminacionin e deklarimeve të shejtanit, dhe ne dijmë për disa njerëz të tillë në kohën tonë njësoj si dhe në kohërat e shkuara.
Për shembull,ekziston një person i cili jeton në Damask të cilin shejtani e ka zakon ta bartë prej malit Salihije deri në një fshat në rrethin e Damaskut.
Ai paraqitej nga retë dhe hynte nëpër dritaret e shtëpive në të cilat tuboheshin njerëzit për të mundur të jenë dëshmitarë të “hyrjes së tij të jashtëzakonshme”.
Ibni Tejmijje gjithashtu ka përmendur një mistik tjetër i cili kishte pranuar se ka bërë lapërdhari me një grua dhe se ka dhunuar fëmijët meshkuj.
Ai kishte deklaruar: “Një qen i zi me dy njolla të bardha në mes syve më erdhi dhe më tha: ‘Vërtet filan personi është përbetuar në ty dhe do të vijë nesër që të lajmërojë për këtë.
Unë tanimë i kam plotësuar nëvojat e tij për hir tëndin.69 ai person pastaj i vinte të nesërmen dhe mistiku i sqaronte hollësitë e betimit të tij dhe se ajo është e plotësuar.
Mistiku vazhdonte duke thënë: ‘E kisha zakon të ecja nëpër qytet ndërsa drita në maje të shkopit që e mbaja ma ndriçonte rrugën’.”

Një shkrim tjetër i dobishëm  Uji i pastër

Ibni Tejmijje deklaron: “Kur ky mistiku u pendua dhe filloi të falet,agjërojë dhe të pargohet nga e ndaluara, qeni i zi u zhduk.”
Ai gjithashtu ka transmetuar një rrëfim tjetër për një mistik tjetër i cili ka pasur ndihmën e shejtanëve të cilët i ka dërguar t’i xhindosin njerëzit: “Kur familja e të xhindosurit vinte për të kërkuar ilaç, ai dërgonte një porosi miqve të tij,shejtanëve, dhe ata e lironin personin e pushtuar, e si pasojë e kësaj, mistikut i jepnin shumë dirhemë për shërbime.
Nganjëherë xhinnët i sillnin dirhemë dhe ushqim që i vjedhnin nga njerëzit, deri në atë masë sa mistiku kërkonte hurme nga shejtanët dhe ata i sillnin nga shportat në të cilat njerëzit i ruanin hurmat e tyre. Kur pronarët e këtyre shportave i kërkonin hurmat e tyre e shihnin se ato janë zhdukur.”
Lidhur me një mistik tjetër, Ibën Tejmiijje transmeton: “E kam njohur
një mistik i cili ka poseduar njohuri shkencore dhe dituri nga Kur’ani.

Njëherë te ai kishin ardhur shejtanët dhe e kishin mashtruar.
Ata i kishin thënë se prej atij momenti prej tij nuk kërkohej namazi dhe se ata do t’i sjellin gjithë çka dëshiron.
Madje posa kërkonte diç, ata i sillnin shumë ëmbëlsira dhe fruta.
Kjo vazhdoi derisa disa dijetarë të cilët i kishte vizituar nuk i kishin propozuar të pendohet dhe t’ua kompensojë pronarëve të ëmbëlsirave dëmin që u kishte shkaktuar derisa ishte nën ndikimin e xhinnëve.”
Më pas ai kishte deklaruar: “Shumë prej atyre që kërkojnë ndihmën e shej hëve kur kanë nevojë me fjalët: ‘O mësues kështu është puna,ose o shejh kështu është puna, plotësoma nevojën, e kanë parë fotografinë e shejhut duke u thënë: ‘Do ta plotësoj nevojën dhe do ta lehtësoj zemrën,pastaj i plotëson nevojat e tij dhe i mposhtë armiqtë e tij.
Në raste të tilla shejtani e merr trajtën e shejhut, me ç’rast këta kanë bërë shirk duke i përshkruar partner All-llahut dhe duke kërkuar ndihmë prej dikujt tjetër dhe jo prej Tij.”

Ibni Tejmijje pastaj fillon numërimin e rasteve të tilla në të cilët ka marrë pjesë vetë duke theksuar: “Kam njohuri për shumë raste të tilla, madje edhe në mesin e miqve të mi që kanë kërkuar ndihmën time në kohën kur janë goditur nga ndonjë fatkeqësi.
Njëri kishte frikë nga romakët, ndërsa tjetri kishte frikë prej tatarëve.
Të dytë kanë deklaruar se kanë kërkuar ndihmën time, se më kanë parë në ajër dhe se unë i kam mposhtur armiqtë e tyre për ta. Unë u bëra me dije se nuk e kam dëgjuar vajin e tyre as kam mposhtur armiqtë e tyre.
Ai ka qenë shejtani që ka shfrytëzuar pamjen e time për t’i mashtruar kur ata i kanë përshkruar shok All-llahut të Madhërishëm.
Ngjarje të ngjashme u kanë ndodhur gjithashtu nxënësve të miqve të mi dijetarë, ku disa prej tyre kanë kërkuar mbështetje tek ata dhe e kanë parë se
ata ua kanë plotësuar nëvojat. Dijetarët gjithashtu e kanë hedhur poshtë këtë
akt dhe kanë paralajmëruar se kjo në realitet është vepër e shejtanit.”70

Në një vepër tjetër, Ibën Tejmijje ka deklaruar: “Njoh njerëz të cilët bisedojnë me bimë të cilat i lajmërojnë për pjesët e dobishme të tyre.
Megjithatë kjo në realitet është shejtani i cili ka hyrë në bimë dhe flet prej tyre.
Gjithashtu njoh disa të tjerë të cilëve gurët dhe drurët u thonë: “Urime,
o mik i All-llahut, dhe kur njerëzit lexojnë Ajetul-Kursij (Bekare: 255) kjo
ndëprehet, Kam njohur edhe njerëz të tillë të cilët kanë shkuar në gjueti të
shpezëve ndërsa trumcakët u kanë folur: ‘Më merr ashtu që të mund t’më
hajë ndonjë skamnor.’
Raste të tillë janë vepra të xhinnëve të këqij kur i xhindosin shpezët në mënyrë të njejtë siç i xhindosin njerëzit dhe flasin përmes tyre.
Ekzistojnë edhe të tjerë të cilët, derisa janë në shtëpitë e tyre,shohin jashtë ndonëse dyert e shtëpive janë të mbyllura dhe e kundërta.”71

Njeriu i tillë gjithashtu mund të transmetohet nëpër dyer të mbyllura të qytetit dhe të kthehet mbrapa shumë shpejt, e krejt kjo nga ana e xhinnëve.
Dritat mund të ndriçojnë ate ose ndonjëri prej miqve të tij mund ta thërrasë por, nëse ai e reciton Ajetul-Kursijen pandërprerë, krejt kjo do të zhduket.”
Ai gjithashtu ka deklaruar: “Disa mistikë gjithashtu kanë thënë se xhinnët a kanë treguar diç shkëlqvese si uji dhe qelqi ku kanë mundur të shikojnë pamjet e krejt asaj që kanë dashur ta dijnë, e pastaj këta i kanë informuar njerëzit.”
Ibën Tejmijje ka përmendur edhe shumë shembuj tjerë, për të përfunduar!
“Kjo gjithashtu është temë e madhe sa sikur do t’u numëroja të gjitha rastet që i di lidhur me këtë temë, do të shkoja vërtet shumë larg, ndërsa libri me siguri do të dyfishonte vëllimin.”72

Tubimi i informacioneve të fshehta përmes iluzioneve dhe zërave është dokumentuar mirë në mesin e njerëzve me fuqi parashikuese dhe ndërmjetëse.
“Ndërmjetësi” mund të definohet si personi përmes shërbimeve apo përmes organizimit të të cilit pranohen komunikimet kinse nga njerëz të vdekur ose qenie të izoluara.
Në atë që quhet “ndërmjetësim parashikues” (tani e popullarizuar si kanalizim) qenia “dëgjon” apo “shikon” miqtë ose farefisin e vdekur të personit prezent dhe ia transmeton porositë e tyre.
Thënë në përgjithësi, sa i përket këtyre përvojave me sa duket se nuk kanë vërtetësi të percepcionit të rregullt por më parë shikojnë dhe dëgjojnë “me sy të mendjes” ose vesh.
Nganjeherë, ndërkaq, të shikuarit e pamjeve ose të dëgjuarit e zërave mund ta arrijë qartësi halicinatore; përvoja e ndërmjetësit pastaj kalon tek ai që është dëshmitar i fenomenit. (Benjamin B. Volman, botimi, Handbook of Parapsichology, New York: Van Nostrand Reinhold Company, 1977, fq. 579-580.)

image_pdf

Categories

Archives