Monday, 25/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Xhinët dhe magjia

Xhinët dhe magjia

Xhinët dhe magjia

“(E hodhën librin e Zotit) E ndoqën atë që thoshin djajtë në kohën e sundimit të Sulejmanit. Po Sulejmani nuk ishte i pafe, por djajtë ishin të pafe, sepse u mësonin njerëzve magjinë. (Ndo*qën) Edhe ç’u zbriti në Babil dy engjëjve, Harutit dhe Marutit. E ata të dy nuk i mësonin askujt (magjinë) para se t’i thoshin: “Ne jemi vetëm sprovë, pra mos u bëj i pafe!” E, mësonin (njerë*zit) prej atyre të dyve atë (magji) me se ndanin burrin prej gruas së vet, por pa lejen e All-llahut me atë askujt nuk mund t’i bënin dëm dhe ashtu mësonin ç’u sillte dëm e nuk u sillte dobi atyre. E ata (jehudinjtë) e kanë ditur se ai që (hodhi librin) e zgjodhi atë (magjinë), ai në botën tjetër nuk ka ndonjë të drejtë (në mëshiren e Zotit). Po ta dinin ata se për se e shitën vetveten, ajo është shumë e keqe”. (el-Bekare: 102)

Shumë njerëz frikësohen prej magjisë. Sa herë që një njeri ka ndo*një problem të veçantë, ai gjithnjë mendon se i ka bërë dikush magji. Nganjëherë mendon se “syri i shejtanit” ka pasur ndikim kundër tij.

Fatkeqësisht, ka disa njerëz që besojnë se djajtë dinë të ardhmen dhe të padukshmen. Gjithashtu besojnë se djajtë mund të marrin infor*macione nga qielli. Duke pasur një besim të tillë, disa kanë pranuar që djajtë të jenë udhëheqës të tyre. Kështu, ata kanë shpërdorur marrë*dhëniet në mes tyre si dhe informacionet që u janë zbritur për ta. Të shumtën e rasteve, lajmet që i sjellin djajtë, janë të gabuara e të rreme. Individët e dobët dhe të sëmurë janë bërë psiqikisht robër të djajve.

Profeti Sulejmani a.s. ka qenë i akuzuar si pabesimtar (kafir), se*pse ka komunikuar me djajtë. All-llahu xh.sh. e ka bekuar atë dhe ka mallkuar djajtë për veprat e tyre të dëmshme. Ata ishin djajtë pabesi*mtarë dhe djajtë që u mësonin njerëzve se si të perçanin burrë e grua. Shejtani e di se familja është bazë e rëndesishme për një shoqeri të fo*rtë, dhe se çdo çrregullim dhe problem i krijuar në familje, do të ndi*kojë në prishjen e familjes dhe, në fund, në prishjen e shoqërisë.

Pas shpalljes se Kur’anit, për muslimanët është e ndaluar të mësoj*në ose të përdorin magjinë. Është rreptësisht e ndaluar marrja me ndonjë shkathtësi apo formë të magjisë. Muslimanët udhëzohen nga Kur’ani dhe jo nga xhinët, qofshin ata të mirë apo vetë djajtë. Në për*gjithësi, xhinët nuk e dinë të ardhmen. Sa herë që tentojnë të marrin informacione prej qiellit, goditën nga metëorët dhe mbyten. All-llahu xh.sh. e përshkruan këtë në suren el-Mulk:

“Ne, qiellin më të afërt e kemi zbukuruar me kandila (yje ndriçu*ese) dhe ata i kemi bërë gjuajtës kunder djajve, të cilëve u kemi përgatitur dënim me zjarr shumë të rëndë”. (el-Mulk: 5)

Prandaj, për të mbrojtur veten nga magjia dhe syri i djallit, duhet të merren parasysh këto këshilla:

Për çdo ditë duhet të praktikohen mësimet e Islamit dhe veçanëri*sht të kryhen pesë namazet;

Vazhdimisht të thuhet: Kërkoj mbrojtjen e All-llahut prej shejtanit (eudhu bilahi mine shejtani rraxhim);

Për çdo ditë duhet të lexohet Kur’an duke filluar me eudhu bilahi mine shejtani rraxhim;

Kurrë të mos u besohet atyre që kërkojnë punë në magji;

Kurrë nuk duhet të merresh me magji;

Kurrë nuk duhet të jesh xheloz ndaj askujt për çfarëdo të mirë të këtë ai;

Një njeri nuk duhet të bëjë marrëveshje kurrë me xhinët, qofshin ata besimtarë apo vetë djajtë;

Nuk duhet të këtë sy të keq ndaj të tjerëve, se përndryshe ajo do të kthehet kundër tij;

Duhet besuar All-llahu. Ai është i Vetmi që mund të na mbrojë prej krijesave djallëzore, xhinëve apo njerëzve.

Në kohën e Musait a.s. dhe faraonit, marrja me magji ishte bërë si biznes në gjithë vendin. Lloje të tilla të magjise bëheshin prej zyrtarë*ve më të lartë të shtetit e deri tek ata që merreshin me mjekësi, tregti apo ndonjë profesion tjetër. Ngjarja që ka ndodhur mes Musait a.s., në një anë, dhe faraonit e magjistarëve të tij, në anën tjetër, është përme*ndur në shumë vende në Kur’an. Lista e mëposhtme është një listë e pjesërishme e ajeteve në të cilat është përmend fjala magji apo ma*gjik:

Categories

Archives