Monday, 25/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Xhenxhefili (Zingiber officinalis)

Xhenxhefili (Zingiber officinalis)

xhenxhefil
Xhenxhefili (Zingiber officinalis)

Eshte shumë e thjeshte për të bërë çaj xhenxhefili ne shtëpi. Kjo sjell një numër te madh përfitimesh shëndetësore. I fortë në shije dhe ne arome, një filxhan i freskë caji xhenxhefili ka vlera ushqyese dhe medicinale me te shumta, në krahasim me format e tjera, të tilla si kapsula apo filtera.
Xhenxhefili lulëzon në klimat e ngrohta dhe kultivohet në të gjithë botën për dy qëllime, medicinale dhe kulinare (te kuzhinës).
I karakterizuar si një ilaç “ngrohes”, çaji i xhenxhefilit trajton sëmundje të tilla si:

Dhimbje koke
Ftohjet dhe gripin
Infeksionet respiratore
Dhimbjet e muskujve
Artritin
Menstruacionet e dhimbshme
Ul temperaturen
Ul rrezikun e sulmit në zemër dhe infarktit.
Lehtëson simptomat e te përzierave nga kimioterapia, infeksioni dhe pas-nderhyrjes kirurgjikale
Lehtëson dhimbjen e barkut
Trajton infeksionet gastrointestinale
P.S. Individët me ulcer ose ata që përjetojnë siklet nga të nxehtit duhet të shmangin përdorimin e xhenxhefilit.

Efektet anesore
Efekte anësore janë tepër të rralla dhe përfshijnë intolerancën në stomak.
Gratë që janë shtatëzënë dhe personat që marrin medikamente anti-lëndë mpikëse duhet të konsultohen me një mjek te kualifikuar, para se të fillojne një regjim të përditshem të xhenxhefilit.

Caji bimor i pergatitur ne shtëpi
Pergatitja e cajit tuaj ne shtëpi është një mënyrë efektive për të marrë vitaminat, mineralet, lendet ushqyesve dhe vetite shëruese të një bime. Shumica e njerëzve pelqejne aromen dhe shijen e cajit, qe eshte më e fuqishme kur pergatitet me bime bio.
Ju mund të mbushni filxhanin tuaj te cajit vetëm me xhenxhefil ose te kombinuar me barëra të tjera.

Xhenxhefil dhe mjalte
Për të përgatitur xhenxhefil të freskët, vendosni ne vlim 4-6 copa në 2 gota uji për 10 minuta. Për një çaj me xhenxhefil më të athët, shtoni me shumë feta, vlojeni për 20 minuta ose më shumë. Kullojeni dhe shtoni lëngun e 1/2 limoni dhe 1-2 luge mjaltë.
Nese merret pas vaktit te darkës ndihmon tretjen e ushqimit. Shërbehet i ngrohtë ose i ftohtë me mjaltë, i cili punon së bashku me xhenxhefilin per të zbutur fytin e lënduar, qetëson stomakun dhe forcon sistemin imunitar.

Categories

Archives