Sunday, 25/6/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Xhenxhefili rrit fuqinë seksuale


Xhenxhefili rrit fuqinë seksuale


Xhenxhefili është i nxehtë në gradë të dytë dhe i lagësht në gradë të parë. Ai nxeh trupin, ndihmon procesin e tretjes, zbut mesatarisht stomakun, ndihmon në hapjen e bllokimeve të mëlçisë, që shkaktohen nga e ftohta dhe lagështia, dhe lufton lagështinë që shkakton dëmtim të shikimit, nëse hahet ose përdoret si kuhl.

Xhenxhefili rrit fuqinë seksuale dhe shpërbën gazrat e ngjeshur që mblidhen në zorrë dhe në stomak.
Kjo bimë, në përgjithësi, është e mirë për temperamentin e ftohtë të mëlçisë dhe stomakut. Xhenxhefili, i shoqëruar me dy masa sheqer dhe pak ujë të nxehtë, vepron si laksativ dhe pastron trupin nga substancat e dëmshme. Ai është një përbërës kryesor dhe efikas në pomadat që përdoren për shkrirjen e këlbazës.

Xhenxhefili i thartë është i nxehtë dhe i thatë. Ai rrit epshin, shton prodhimin e spermës, nxeh stomakun dhe mëlçinë, ndihmon procesin e tretjes, përthan këlbazën që është me tepri në organizëm dhe forcon kujtesën. Ai është i përshtatshëm për ftohtësinë në mëlçi dhe stomak, dhe asnjanëson efektet negative të konsumit të frutave. Ai është aromatik dhe parandalon të keqen që mund të vijë prej ushqimeve të forta dhe të ftohta

Një shkrim tjetër i dobishëm  Sennae folium (ilac per hemoroide dhe kapsllek)

Categories

Archives