Saturday, 16/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

XHENETI ËSHTË I ARRITSHËM

XHENETI ËSHTË I ARRITSHËM

Hoxhë Ekrem Avdiu:
XHENETI ËSHTË I ARRITSHËM

I Dërguari i Allahut na ka udhëzuar që në jetën tonë të angazhohemi për të fituar xhenetin dhe për tu mbrojtur nga zjarri. Masat duhet të jenë edhe prej më të thjeshtave. “Mbrohuni nga zjarri qoftë edhe me gjysmën e kokrrës së hurmës.”
Ndërsa Aisheja na rrëfen ngjarjen prekëse të asaj gruas së varfër që kishte ardhur për të lypur e me vete kishte edhe dy vajzat e saj të vogla. Aishes me këtë rast i qëllojnë vetëm tri kokrra hurmë të cilat gjithësesi ia jep. Ajo grua ua ndan vajzave nga një kokërr dhe për vet e mba të tretën, por duke parë se vajzat e uritura akome e shikonin, ajo ua ndau atë përgjysmë dhe ua dha. Kjo skenë e preku pa masë Aishen dhe, me të ardhur i Dërguari i Allahit në shtëpi, nuk mundi pa ia treguar ngjarjen dhe përjetimin. “Me ato (kokrra hurmë) asaj iu bë meritë xheneti”, deklaroi i Dërguari me këtë rast.

Sa dëshmi madhështore për mundësinë e arritjes së xhenetit me gjithë vlerën e tij të paimagjinueshme! Një gjë po e kuptoj: po të shikosh si është përshkruar xheneti, do të të duket i paarritshëm. Po të shikosh thirrjen dhe ofertën për të, do të bindesh se dyert e tij, megjithatë mbesin të hapura dhe mundësia për ta arritur është e hapur.

Categories

Archives