Friday, 28/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Xhelatina e derrit në vaksinë alarmon myslimanët në Skoci

Xhelatina e derrit në vaksinë alarmon myslimanët në Skoci

vakcina derri

Vaksina e gripit e cila aktualisht është duke u ofruar për 100.000 nxënës në Skoci, ka shqetësuar prindërit mysliman të cilet kanë zbuluar se vaksina përmban xhelatinë derri, e cila është e ndaluar në Islam.

Edhe pse në vitin 2001 Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se përdorimi i përbërësve të derrit në ilaçe të ishte e lejueshme sipas dijetarëve muslimanë, shumë studentë dhe prindërit janë duke refuzuar vaksinën. Si rezultat Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i Glasgout ka pezulluar vaksinën.

Michael Matheson, ministër i shëndetësisë, i ka thënë prindërve muslimanë se ata “duhet të sigurohen se udhëzimet ekzistuese të lëshuara në vitin 2001 nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e përgatitur nga ana e dijetarëve, këshillon se xhelatina e derrit e përdorur në vaksinat dhe barnat e tjera është juridikisht e lejueshme, pasi si produkt përfundimtar është një substancë e ndryshuar tërësisht.

Megjithatë, ai ofroi një alternativë duke thënë se nëse prindërit vazhdojnë të kenë shqetësime, fëmijët mund të marrin një vaksinë alternative e cila nuk përmban ndonjë xhelatinë derri. ‘Në anën tjetër, ai bëri me dije se alternativa nuk ishte aq efektive si vaksina me xhelatinë. /mesazhi/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Njerëzit më të pasur në botë

Categories

Archives