Saturday, 10/12/2016 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Xhandarmëria serbe i plagosi shqiptarët


Xhandarmëria serbe i plagosi shqiptarët


xhandar

Së paku dy shqiptarë janë plagosur sonte në kufirin Kosovë-Serbi, në fshatin Borovac, gjatë konfliktit të armatosur me përfaqësuesit e xhandarmërisë serbe, ka thënë për Beta komandanti i këtij njësiti serb, Bratislav Dikiq.

“Grupi shqiptar ka sulmuar me armë automatike patrullën e xhandarmërisë në territorin e Serbisë, në fshatin Borovac të Kurshumlisë”, ka thënë Dikic, sipas të cilit shqiptarët ishin duke prerë ilegalisht drunj.

Dikic tha se KFOR-i ka njoftuar xhandarmërinë se dy shqiptarë janë plagosur dhe se ata ishin transferuar në QKUK në Prishtinë.

Komandanti serb dyshon se gjatë sulmit kishte më shumë shqiptarë të plagosur dhe se disa nga ta ende janë të fshehur në male të Serbisë. Momentalisht po zhvillohet aksioni në kërkim të të plagosurve.

“Nëse i gjejmë të plagosurit, do t’ua japim ndihmën mjekësore”, tha ai, duke shtuar se pas incidentit është bllokuar kufiri me Kosovën.

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Lokale të Merdarit, Caslav Milosevic, ka thënë për Beta se konflikti i armatosur ka zgjatur rreth gjysmë ore.

“Të shtënat ishin si në luftë”, ka thënë ai.

Ndërsa, Ratomirka Pavlovic (65), shton për Beta se incident ndodhi pranë shtëpisë së saj.

“Plumbat fluturonin nga të gjitha anët”, ka thënë ajo. /Telegrafi/

“Katër shqiptarë të plagosur nga pala serbe”

Sot rreth orës 19 e 40 minuta, në fshatin Mirofc të Podujeves, në brezin kufitar në mes të Kosovës dhe Serbisë, ka pasur një shkëmbim zjarri ndërmjet disa personave nga ana kosovare, të cilët dyshohet se kanë qenë duke prerë dru, dhe disa personave në anën tjetër të kufirit me Serbinë.

Burimet e Indeksonline bëjnë të ditur se janë te plagosur katër persona të cilët janë dërguar në QKUK.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Ipeshkvia e Kosovës kundërshton deklaratën e shkrimtarit Kim Mehmeti

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani./LuginaLajm/

image_pdf

Categories

Archives