Thursday, 20/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Xhamia e re; Berisha : Finalizohet projekti ndërtimi madhështor do te zbukurojë qytetin

Xhamia e re; Berisha : Finalizohet projekti ndërtimi madhështor do te zbukurojë qytetin

Në mbledhjen e përjavshme të qeverisë, kryeministri Berisha njoftoi se Këshilli i Ministrave do t’i hapë sot rrugën ndërtimit të xhamisë më të madhe të Tiranës, në zonën e Namazgjasë.

“Unë kam pasur rastin të takoj arkitektin e famshëm të projektit të kësaj xhamie, që ka ndërtuar kryevepra të kësaj arkitekture në mbarë botën, ai më paraqiti mua një projekt madhështor dinjitoz për kryeqytetin e vendit. Kjo marrëveshje ishte shumë e rëndësishme dhe vendi do ketë xhaminë më të madhe të tij, në këtë mënyrë me ndërtimin e saj ndahemi nga periudha shkatërrimtare e institucioneve të kultit që do të mbetet në analet e historisë si barbaria më e egër ndaj kulturës dhe besimeve fetare”,- tha Berisha.

 

Ndërsa vlerësoi punën e Bashkisë së Tiranës në këtë drejtim, kryeministri akuzoi ish-kryebashkiakun Rama për bllokimin e projektit, sipas tij, për qëllime përfitimi.

“I hapet rruga ndërtimit të xhamisë, pas një bllokimi 11-vjeçar, zemërlig dhe tendencioz, nuk mund të them se u bllokua për arsye religjioze, pasi një njeri që pagëzohet shpesh nuk mund të ketë besim fetar. Besimi i tij është xhepi, se nuk mund të fitohej nga vakëfi. E bllokoi 11 vite me radhë, por zoti është i madh i jep secilit atë që meriton”,- u shpreh Berisha.

Sipas kryeministrit, “xhamia do të jetë me të gjitha lehtësirat dhe mundësitë për besimtarët, me një kapacitet të madh, kryevepër arkitekturore, në të cilën qyteti do të pasurohet si u pasurua me dy katedrale që u ringjallën pas rrënimit të tyre”.

“Hapim rrugën e një ndërtimi madhështor që do të zbukurojë më shumë kryeqytetin e vendit”,- përfundoi shefi i qeverisë.

NDRYSHON LIGJI I KONCESIONEVE
Qeveria miratoi disa ndryshime në ligjin “Për koncesionet” që synojnë t’i japin një nxitje të fuqishme partneritetit publik dhe privat në veprimtari të rëndësishme ekonomike. Kryeministri Sali Berisha, gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave, e vlerësoi si ‘të shkëlqyer’ ligjin aktual “Për koncesionet”, por tha ai “i mungonte qartësia e partneritetit publik e privat”.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Familjarët: Atdhe Deva është gjallë

“Ligji i ndryshuar bën dallimin e koncesionit nga partneriteti publik e privat, duke decentralizuar tërësisht procesin e partneritetit. Njësitë kontraktuese të partneriteteve të koncesioneve janë tashmë thellësisht të pavarura nga Këshilli i Ministrave dhe ato veprojnë në mënyrë autonome. Nuk është më qeveria që përcakton bonuset apo probleme të tjera”, sqaroi kryeministri Berisha.

Ai e vlerësoi ndryshimin e këtij ligji të domosdoshëm për vendin, pasi i jep një koncept të ri dhe nxitje të fuqishme partneritetit publik e privat dhe pjesëmarrjes së këtij sektori në veprimtari të rëndësishme ekonomike.BalkanWeb/

Categories

Archives