Thursday, 30/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Wikileaks përgatit diçka të madhe


Wikileaks përgatit diçka të madhe


downloadOrganizata e fshehtë për zbulimin e sekreteve shtetërore Wikileaks dje bëri të ditur një fajl të ri, me shumë numra, i cili tani për tani nuk mund të lexohet pa u ditur shifra e tij.

Por, Wikileaks u bën thirrje mbështetësve të vet ta kopjojnë fajlin deri në rreth 400 gigabajt, së bashku me edhe dy më të vegjël, prej nga 50 dhe 3,6 gigabajt dhe t’i ruajnë në pritje të publikimit të shifrës e cila është e nevojshme për hapjen e saj.

Kjo tani është veç më praktikë e zakontë e Wikileaksit, kur organiazata përgatitet të publikojë një sasi të konsiderueshme të të dhënave të besueshme, të cilët në mënyrë anonime i merr nga mbështetës të vetë nëpër botë.

Në mënyrë të ngjashme, Wikileaks në vitin 2010 i publikoi mijëra vërejtjet e diplomacisë amerikane, të cilat deri tre Wikileaks janë dorëzuar nga ana e ushtarit Bredli Mening, i cili ka pasur qasje deri te pajisjet për shifrim në bazën ushtarake amerikane në afërsi të Irakut.

Parashikohet se pikërisht gjykimi i Meningut është arsyeja për procedurën nga ana e Wikileakst. Në fund të korrikut, Mening u shpall fajtor për 17 vepra penale, midis të cilave edhe spiunazh dhe pritet së shpejti t’i shqiptohet aktgjykim për burg të përjetshëm. Në prag të aktgjykimit, Mening kërkoi falje për procedurat e veta, duke thënë se u ka shkaktuar dëme shumë njerëzve, si dhe Shteteve të Bashkuara Amerikane.

Lëvizja e Wikileaksit është vlerësuar si tentim i organizatës që të ndikojë ndaj aktgjykimit e madje edhe t’i bëj shantazh SHBA-së në shpresë se Meningu do të marrë dënim sa më të vogël. Në fajlet është e mundur të përmbahen informacione nga “heroi” i ri i Wikileakst, Eduard Snouden, ish-analist i Agjencisë kombëtare për siguri NSA i cili ka ikur në Rusi pasi filloi të zbulojë sekrete për punën e agjencisë

Një shkrim tjetër i dobishëm  Mercenarët serbë mblidhen në Beograd për të mbështetur Assadin

Categories

Archives