Monday, 29/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Wealth- X zbulon të parin miliarder në Shqipëri


Wealth- X zbulon të parin miliarder në Shqipëri


Samir Mane, është i pari miliarder në Shqipëri. Sipas organizatës së njohur britanike të vlerësimit të pasurive Wealth- X, president i Balfin Group hapi në vend të parën qendër tregtare dhe park logjistik ndërsa pasuria e tij mendohet se shkon në 1.2 miliard dollarë.

miliarderi shqiptar
Presidenti i Wealth- X tha se një zbulim i tillë tregon se organizata e tyre ka aftësi, që nuk mund të rivalizohen në këtë fushë, shkruan Tema.

Miliarderi i parë shqiptar u largua nga Shqipëria për në Austri në vitin 1991 kur ra komunizmi.Ai nisi punë fillimisht si përkthyes përpara se të krijonte Albatrade në vitin 1993, një firmë për të shitur televizorë dhe regjistrues video në një rrjet dyqanesh në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.

Mane si president i Balfin Group, hapi Qendrën Tregtare Univers, të parën qendër tregtare në Shqipëri. Në vitin 2011 ai investoi 48 milion euro për të ndërtuar Tirana East Gate, që është qendra më e madhe tregtare në vend me 90 mijë metra katrorë. /albeu.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Spitali privat në Tiranë ia hoqi gjoksin pa e pyetur

Categories

Archives