Saturday, 27/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Washington: Arrihet marrëveshja


Washington: Arrihet marrëveshja


Njoftimet e fundit nga Washingtoni flasin për arritjen e një marrëveshjeje në mes të demokratëve dhe republikanëve, në lidhje me rritjen e tavanit të borxhit shtetëror dhe tejkalimin e krizës që e ka kapluar këtë vend.

viktoria

Republikania Kelly Ayotte nga New Hampshire, thotë se detajet e marrëveshjes së arritur në mes të liderëve respektivë partiakë, demokratit Harry Reid dhe republikanit Mitch McConnell, do të bëhen të ditura më vonë gjatë ditës.

“Sa kam kuptuar, janë marrë vesh”, ka thënë Ayotte.

Këtë e pohon koleu i saj, Senatori Bob Corker, që thotë: “Sipas informatave të mia… po”.

Marrëveshja pritet të mundësojë rihapjen e qeverisë amerikane, pas gjashtëmbëdhjetë ditësh mbyllje të pjesërishme.

Instanca të ndryshme ndërkombëtare, kishin bërë thirrje për arritjen e një marrëveshjeje, pasi në të kundërtën, pamundësia e Shteteve të Bashkuara për t’i paguar faturat shtetërore, do të sillte pasoja për gjithë botën. /Telegrafi/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Los Anxhelos, sulm dhe viktima në aeroport

Categories

Archives