Sunday, 22/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Walker: Shqipëria pranoi armët, të premten ju tregojmë detajet

Walker: Shqipëria pranoi armët, të premten ju tregojmë detajet

Vendimi për ti asgjësuar armët kimike siriane në Shqipëri është marrë dhe ai do të bëhet i ditur të premten”. Kështu ka deklaruar një personazh shumë i njohur amerikan Paul Walker, drejtor i programit “Green Cross International” për televizionin “Al Jazeera, duke shtuar se do të transferohen pothuajse të gjithë agjentët kimikë në vendin tonë. I pyetur nga Gazetarja se pse u përzgjodh Shqipëria si destinacion për të bërë shkatërrimin e armëve kimike, Walker u shpreh: Këtë pyetje bëra edhe unë para pak javësh.

walker

Kush e kishte menduar Shqipërinë? Shqipëria ka kaluar nëpërmjet një procesi të shkatërrimit të armëve në vitin 2007. Ata kishin një arsenal të vogël armësh kimike dhe Organizata për Parandalimin e Armëve Kimike, zbuloi se këtij vendi (Shqipërisë) iu deshën gjashtë muaj për të shkatërruar 16 ton të një agjenti të quajtur gaz mustard që iu ishte dhënë nga Kina. Ata gjithashtu janë treguar të gatshëm kur SHBA dhe Rusia kanë kërkuar se cili vend mund të shkatërrojë këto armë kimike të Sirisë”, thotë eksperti i armëve kimike duke shtuar se për të realizuar këtë proces duhet një fabrikë e vogël për ti shkatërruar ato dhe duket se kjo do të ndodhë në Shqipëri duke nisur nga dy tre muajt e ardhshëm.

Paul Walker, është ish-anëtar i stafit profesional të komitetit për shërbimin e armatosur në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA ku ka shërbyer si një këshilltar i lartë i kryetarit të saj. Walker është doktorant i studimeve mbi sigurinë nga Instituti i Teknologjisë në Masacusets dhe master në shkollën John Hopkins.

Ai është gjithashtu një veteran i ushtrisë amerikane në luftën e Vietnamit. Paul Walker ka publikuar shumë studime mbi sigurinë ndërkombëtare, reduktimin e kërcënimeve, çarmatimin për tre dekada, ndërsa ka marrë pjesë në inspektimin e parë të zyrtarëve amerikane rreth arsenalit të armëve kimike ruse në vitin 1994. Që nga ajo kohë ai ka punuar ngushtësisht me zyrtarët amerikan dhe rus të Organizatës për Parandalimin e Armëve Kimike në programin për Bashkëpunim të Reduktimit të Kërcënimit.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Po ti a e ke tradhtuar gruan? Elvis Naçi i ‘mbyll gojën’ të gjithëve me përgjigjen e tij

Categories

Archives