Sunday, 19/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Vrasja e kreativitetit

Vrasja e kreativitetit
Vrasja e kreativitetit

Dr Velid Fetihi

Faqet e historisë janë gdhendur në mënyrëtë paharrueshme me emrat dhe jetëshkrimet e atyre burrave të rrallë. Historia ka dashur që krijimtarinë e tyre ta shkruajë me shkronja të mëdha dhe ta përjetësojë në jetë të jetëve.

Këta njerëz, erdhën në këtë botë si gjith ëtë tjerët, ndoshta në kushte të vështira ekonomike. Por, ata refuzuan të largohen nga kjo botë, veçse pasi të gdhendin në faqet e historisë, fjalët, qëndrimet dhe arritjet e tyre, të cilat i kanë mbijetuar kohërave të ndryshme përgjatë shekujve.

Ai që lexon dhe studion jetën e këtyrenjerëzve kreativë, kupton dhe gjen se me gjithë dallimet mes tyre, dallime nëgjuhë, racë, pamje, metoda, qëllime etj… ata kanë pasur një emërues të përbashkët,i cili është: Besimi i patundur në qëllimin dhe ëndrrën e tyre në jetë, duke ivënë veshin gjithçkaje që u thotë zemra. Ata nuk donin t’ia dinë nëse njerëziti përgënjeshtronin, talleshin apo i konsideronin si të marrë. Ata merreshin merrugëtimin e tyre të vështirë në një reliev të thepisur dhe përballonin barrëne rëndë që i kishin vënë vetes, ndërkohë që të gjithë njerëzit përreth shijoninkënaqësitë e kësaj bote.

Ata ishin gjeni, eksplorues, shpikës dhe reformatorë, sepse refuzonin të imitonin verbërisht të tjerët. Gjithçka qëburonte prej tyre, buronte nga thellësia e zemrës.

Categories

Archives