Thursday, 19/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Vrasja e Julian Ccedileles rinisin kerkimet per trupin

Vrasja e Julian Ccedileles rinisin kerkimet per trupin

11 vjecarVijojnë hetimet e policisë për zbardhjen e vrasjes së 11-vjeçarit Julian Çela. Mëngjesin e sotëm vrasësi i 11-vjeçarit, Ardian Prrenjasi është dërguar në banesën e tij në Laprakë për të sqaruar rrethanat e vrasjes monstruoze.

I shoqëruar nga forca të shumta policie, pedofili 45-vjeçar është cuar në banesën ku jetonte me qira ku në prani të hetuesve do të rindërtojë skemën e vrasjes së vogëlushit

Ndërkohë, policia ka nisur sërish kërkimet ditën e sotme për gjetjen e trupit të vogëlushit 11-vjeçar Julian Çela, i cili është vrarë nga pedofili Ardian Prrenjasi. 45 vjeçari tronditi mbrëmë gjithë opinionin publik pas rrëfimit shokues se përveç rrëmbimit të një 10-vjeçari në Laprakë, i cili fatmirësisht Manjaku vrasA«sArrestohet manjaku vrasës u gjet në kohë, kishte rrëmbyer dhe vrarë 11-vjeçarin Julian Çela, i cili rezultonte i zhdukur për familjarët prej datës 30 nëntor 2012.

Kërkimet e policisë për trupin e vogëlushit nisën që mbrëmjen e djeshme në zonën e Sharrës, ku pedofili deklaroi se e kishte hedhur, por për shkak të errësirës kërkimet janë ndërprerë për të rifilluar ditën e sotme.

Do të jetë e vështirë për policinë të gjejë atë çfarë ka mbetur nga trupi i 11 vjeçarit, duke qenë se ka kaluar një kohë e konsiderueshme qëkurse kufoma është hedhur në landfillin e mbetjeve dhe aty vazhdimisht depozitohen mbeturina të tjera.

Ndërkohë, të tjera fakte tronditëse kanë dalë në dritë lidhur me pedofilit Ardian Prrenjasit, i cili jetonte i pashqetësuar në komunitet edhe pse ishte një mostër me precedentë të rrezikshëm penalë.

45-vjeçari rezulton të jetë paditur penalisht disa vjet më parë për ngacmime ndaj të miturve në vendin e tij, në Përrenjas dhe gjithashtu ishte dënuar në Greqi për pedofili me 4 vjet burg./shqiperia/

Një shkrim tjetër i dobishëm  E uron e gjithë Serbia: Ky është anesteziologu shqiptar që ia shpëtoi jetën foshnjës serbe (Foto)

Categories

Archives