Friday, 20/7/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Vrasës profesionist



Vrasës profesionist
Vrasës profesionist
Dr. Aid Karnij.
Droga është sëmundja më e madhe e shoqërisë, sepse ajo e degradon logjikën e njeriut. Sakaq, njeriun me shikim dhe dëgjim e mend në kokë, e shndërron në shtazë e përbindësh. Në njeri pa skrupuj! Sëmundja e drogës është e përhapur në mesin e të rinjve tanë, në shoqëri me ekstremizmin sabotojnë personalitetin islam dhe deformojnë imazhin e bukur të të riut mysliman. Nga droga, njashtu, rezulton edhe ekzekutimi i mendjeve, humbisja e familjes, shtimi i vrasjeve, përhapje e gjëmës dhe imoralitetit të fshehtë dhe të dukshëm.
Droga kontribuon në thurjen e rrjetave banditësh dhe klaneve kriminelësh. Narko–dilerët me vete mbajnë armë të ftohta me anë të të cilave ata kërcënojnë sigurinë e njerëzve dhe shantazhojnë fondet e tyre. Sa mendje të zgjuara dhe gjeniale nga tundimi i drogës janë shndërruar në demë të shurdhër e të avashtë, në demonë rebelë, në vjedhacakë kokëfortë. Të vetmuar mbrapa grilave mbasi e humbën njerëzoren dhe e rrënuan ardhmërinë e tyre. E pësuan më së keqi së bashku me familjen dhe me shoqërinë! Përpara kësaj tragjedie sociale ne ndjejmë nevojën për dy armë të fuqishme: Armën e ndërgjegjësimit dhe të edukatimit psiko–social. Dhe armën e dytë, armën e forcës, që do të thotë: Kamxhiku, fuqia, shfaqja e dhëmbëve. Shihet e domosdoshme që shoqërinë ta përcjellin të gjitha këto ndihmesa në luftën kundër drogës. Babai me përkujdesjen e tij, kleriku fetar me predikimet e tij, njeriu i medieve me paralajmërimet dhe alarmimin e tij, polici me vëzhgimin e tij, i riu me mburojën e tij. Në të vërtet, drogat, madje edhe pijet dehëse me të gjitha llojet e saja janë nëna e të gjitha të këqijave. Sepse çdo krim dhe ligësi ndodh pas përhapjes së tyre. Kush është i pajtuar me arratisjen e logjikës, me humbisjen e udhëzimit, le ta moleps shtatin nëpër këto rrjeta të zeza! Në shoqërinë tonë kemi familje që totalisht është shpërbërë. Njërës i iku stabiliteti dhe qetësia. Pasi që përgjegjësi i saj ra në ato udhë me errësirë dhe familja e tij u bë flijim i injorancës, sëmundjes, varfërisë dhe krimit. Betohem në Allahun e madhërishëm; sa gjenialë i ka mbuluar droga me dhè! Sa mendje udhëheqëse droga i ktheu në mbeturina! Sa zemra të mëdha me ambicie të lartë pas drogimit u bënë lojë në duart e djallit të mallkuar! Përdoruesi i drogës është gjëndër e helmuar në harmoninë e bashkësisë njerëzore. Organ i paralizuar në trupin e një kombi. Sy i shituar në fytyrën e komunitetit. Narkomani është armiku i sigurisë, paqes, stabilitetit dhe rehatisë, shkencës dhe diturisë, progresimit dhe virtytit! Përdoruesi i drogës është një kobër në trupin e njeriut. Një monstër në figurën e tij. Ngase Allahu i Lartmadhëruar njeriun e ka nderuar me logjikë, e ka veçuar me të kuptuar, dhe e ka dalluar me arsye. Kurse narkomani, nuk posedon as të kuptuar, as perceptim, e as vetëdije. Ai është vullnet i kryqëzuar, udhëzim i grabitur, logjikë pa vizion dhe mendje e pa shqyrtim.
Përdoruesi i drogës pritej nga shoqëria që të ulej në karriken e mësuesit, të ngjitej në foltoren e këshilluesit, të prezantonte në seminaret shkencore, të shfaqej në ekspozimin e vlerave dhe mirësive njerëzore. Por të gjitha këto privilegje ai i hodhi poshtë dhe u shndërrua në një dëmsjellës të keq. Në një individ të dëmshëm, dështak, pa asnjë vlerë e çmim. Prej tij tërhoqën vërejtjen ligjërimet në xhamï, u dëbu nga universiteti, u luftua nga shoqëria. Me të u zemëruan prindërit, hoqën dorë të afërmit, e denoncuan gjyqtarët dhe e fyejti dynjaja. “Atë që e poshtëron Allahu, për të nuk ka nderues.”(Haxh,18).
Përdoruesi i drogës nga bota e dinjitetit, nderimit dhe vlerësimit, u transferua në qelinë e ngushtë, të zezë, pa dritare dhe pa dritë. Rrethuar me goditje, rrahje dhe kërcënime! E shanë njerëzit, e gjykoi gjykatësi, e kamxhikosi polici, u bë kobi i familjes, njolla e fisit, mallkimi i vetvetes dhe falimentuesi i ardhmërisë së ndritur. Është obligim për ne të qëndrojmë në një rresht përpara kataklizmave të drogës, si mbrojtës të sigurisë, privilegjit, pasurisë, ardhmërisë dhe Islamit tonë të bukur. U përpoqën ca baballarë, por kotë, që t’i vëzhgojnë fëmijët e tyre pasi ishin përvjedhur në këto labirinte të frikshme. Por, vaj halli më! Kishte perënduar koha kur mundësohej detajizimi. Sepse neglizhimi, humbja e familjes, ekzagjerimi në disiplinën familjare me shembull të keq, prodhon fëmijë mosmirënjohës, të dëmshëm, të këqinj që me ta ka mbaruar çështja! Nga universiteti, institucioni, shkolla, industria e ka kthyer droga në prerës rruge, bandit, vjedhës profesionist dhe luftues i shoqërisë së vetë. E gjen atë si fshihet nëpër qorrsokakë, shpella, rrugica dhe kthehet nga mbrapa kodrave. Dëbohet siç dëbohet gjarpri, vritet siç vritet qeni, tërhiqet siç tërhiqet dhia. Kufomën e ka plot papastërti, e palarë, e ndotur. Pa abdes, pa gusël, pa shenjtëri, i pafat.
“O ju që besuat, s’ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre, që të jeni të shpëtuar.”(El Maide, 90)
Përktheu: Agron Islami
Shkëputur nga “Jeta është më shumë se një mundësi”.




Categories

Archives