Monday, 24/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Vlorë, 285 kg C4, shembet hoteli 7-katësh

Vlorë, 285 kg C4, shembet hoteli 7-katësh

Është realizuar më në fund shembja me eksploziv e 7 katëshit e planifikuar për hotel, dhe që është ende e papërfunduar në Vlorë. Rreth 285 kg eksploziv C4 i cili ishte vendosur shpërtheu me një të shtypur. Mbi 2000 vrima ishin hapur në katin e parë dhe të tretë.

hoteli ne vlore

E gjithë zona ishte boshatisur ndërkohë që shumë kureshtarë e ndoqën nga larg atë çfarë ndodhi. /albeu/

11:39 – Pas shembjes me 65 kgtritol të godinës pesë katëshe në afërsi të Fakultetit Ekonomik në Tiranë, pritet të rrëzohet në të njëjtën mënyrë edhe një ndërtesë 7 katëshe e planifikuar për hotel, dhe që është ende e papërfunduar në Vlorë.

A1 Report informon se shembja është shtyrë për në orën 14:00, ndërkohë që fillimisht ishte caktuar ora 11:00.

“Në Vlorë kanë ardhur forcat e xhenios nga Shkodra dhe vazhdojnë hapjen e vrimave në kolonat e ndërtesës në të tre kate me qëllim që të bëhet një shembje e menjëhershme. Shpërthimi i parashikuar në orën 11:00 fillimisht u shty në orën 13:00 dhe më pas në orën 14:00. Ndërtesa dikur ish hotel “Aulona” është me pronar Servet Abazin, i njohur në Vlorë dhe si “Veti Çami” është e ndërtuar me leje. Dokumentet i kanë skaduar prej shumë kohësh dhe nuk janë rinovuar. Prej një jave ndërtesa është nën sekuestro”, raporton gazetari i A1 Report nga Vlora. /albeu/

09:34 – Pas shembjes me 65 kg tritol të godinës 5-katëshe në afërsi të Fakultetit Ekonomik në Tiranë, sot në orën 11:00 pritet të rrëzohet në të njëjtën mënyrë edhe një hotel në Vlorë.

Për të parë punimet nga afër për rrëzimin e hetelit, gjatë ditës së djeshme në drejtim të qytetit bregdetar, ka udhëtuar ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, ndërkohë që policia e Vlorës ka marrë masa për bllokimin e rrugëve me qëllim shmangien e çdo të papriture, njofton A1 Report.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Bashkia e Tiranës restauron 68 shkolla

Të pranishëm në aksionin e prishjes së kësaj godine pritet të jenë forca të shumta policie, inspektorë të INUK dhe forcat e Xhenios, të cilët prej ditësh kanë bërë gati bërë gati vendosjen e lëndës eksplozive ne godinë. /albeu/

Categories

Archives