Tuesday, 23/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Vlerat ushqyese të kivit, frutit të rinisë



Vlerat ushqyese të kivit, frutit të rinisë

Kivi përmban shumë të mira laksative, kozmetike dhe terapeutike. Kjo frutë njihet veçanërisht për kapacitetin për të ndihmuar në tretje falë përmbajtjes së lartë të fibrave, por përmban edhe shumë kripëra minerale dhe vitamina, sidomos vitaminën C.

Kivi jep efekte pozitive edhe te sistemi imunitar, duke e forcuar atë, ndërsa lufton edhe radikalet e lira.

Të mirat pastruese dhe ushqyese

Kivi bën mirë, pasi përmban shumë kripëra minerale dhe vitamina. Kripërat minerale që përmban si fosfori, kalciumi dhe kaliumi, e bëjnë kivin ideale për t’i dhënë sa më shumë energji organizmit. Konsumimi i tij këshillohet veçanërisht në dietat e sportistëve, sepse ndihmon në sforcot fizike. Kivi përmban një sasi të madhe vitaminash, sidomos C dhe E, kjo e fundit ka një rëndësi të madhe për mirëqenien fizike, sepse ndihmon në luftimin e radikaleve të lira.

Të mirat kozmetike dhe terapeutike





Kivi bën pjesë te frutat që reduktojnë sasinë e kolesterolit në gjak, dhe rregullon edhe tensionin e gjakut. Por jo vetëm kaq, kjo frutë ka edhe shumë të mira kozmetike: pastron dhe rifreskon lëkurën. Kivi parandalon shfaqjen e rrudhave (rreth syve dhe buzëve) falë përmbajtjes së polifenolit. Për këtë arsye, shumë produkte për fytyrën dhe trupin realizohen me ekstraktin e kivit. Kivi lufton edhe problemet me mbajtjen e ujit. Duket se kivi është ideal edhe kundër depresionit, sepse falë përmbajtjes, nxit edhe sistemin nervor.

Një studim ka treguar se kivi mund të parandalojë sëmundje në rrugët e frymëmarrjes dhe në veçanti është dëshmuar efikas te fëmijët. Hulumtimi ka treguar se 5 deri 7 porcione kivi në javë, mund të reduktojnë kollën me 27 për qind. Kivi përmban luteinë dhe zeaksantinë, elemente të cilat në formë natyrale gjenden në syrin njerëzor.

Luteina ndihmon në filtrimin e dritës së dëmshme të kaltër, çka ndihmon në parandalimin e sëmundjes së syrit që shkaktohet nga plakja. Nëse doni të dini se sa kivi këshillohen të hahen në ditë, kini parasysh se dy kokrra të kësaj frute janë masa e duhur: paraqesin një funksion parandalues për aneminë dhe diabetin. Por është e nevojshme gjithsesi që t’i kushtoni vëmendje reaksioneve të mundshme alergjike. Kivi nuk është i rekomandueshëm në rastin e divertikolozës (sëmundje e zorrës së trashë).