Thursday, 15/11/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Vlerat shëndetësore te uthullës së mollës se egër



Vlerat shëndetësore te uthullës së mollës se egër

Vlerat shëndetësore te uthullës së mollës se egër janë të shumta e të çmuara. Kjo pasi është e pajisur me vitamina të shëndetshme, pektin, beta karoten, dhe minerale. Disa nga vlerat përfshijnë humbjen nga pasha dhe detoksifikimin, po aq mirë çliron nga dhimbjet e artritit, kolesteroli i lartë, diabeti, depresioni, astma dhe kanceri. Aminoacidet e gjendura në uthullën e mollës së egër kanë po aq vlera antiseptike si dhe antibiotike, ndërsa prania e acidit acetik mund të ndihmojë në trajtimin e një sërë sëmundjësh kërpudhore apo infeksioneve bakteriale.

Disa nga vlerat shëndetësore:

Humbje e peshës: Uthulla e mollës së egër është një terapi ekselente për humbjen e peshës. E bën trupin që të djegë të gjitha kaloritë e panevojshme dhe duke e vënë në lëvizje metabolizmin e trupit në mënyrën më të mirë.

Detoksifikimi: Është një nga agjentët më të fuqishëm detoksifikues që ndihmon për të pastruar të gjithë sistemin tretës. Kështu që mund të themi se një nga vlerat më sinjifikuese të uthullës së mollës është pastrami I gjakut nga proçeset oksiduese.
Nivelet e larta të kolesterolit: Pektinat prezente dhe aminoacidet janë të dobishme në neutralizimin e niveleve të larta të kolesterolit të keq, duke ruajtur në këtë mënyrë sistemin kardiovaskular.

Metabolizmin e trupit: Uthulla e mollës së egëtr luan një rol të rëndësishmë në përshpejtimin e metabolizmit të trupit. Ndihmon në kontrollin e oreksit dhe djegien e yndyrnave.
Kontrollon diabetin: Kjo sëmundje kërkon një kujdes mjekësor të përhershëm dhe strict. Fibrat dietike prezente në uthullën e mollës së egër janë ekstremisht të dobishme për mbajtjen në normë të niveleve të sheqerit në gjak.

Sëmundjet e lëkurës: Ndihmon në rivendosjen e shkëlqimit të fytyrës, bllokon hapjet e poreve të lëkurës dhe përmirëson qarkullimin e lëndëvë ushqyese në të

Kujdesi I flokëve: Uthulla e mollës së egër është shumë e dobishme në kontrollimin e zbokthit dhe balancimin e niveleve të pH të skalpit të kokës, Aplikoni tre lugë gjelle direkt në lëkurën e kokës dhe lëreni atë për një orëm pastaj lajeni atë.





Diarre: Pektinat prezente ndihmojnë në trajtimin e simptomave të diaresëm duke krijuar një masë të madhe fibroze, por gjithashtu ato formojnë dhe një shtresë mbrojtëse për qetësimin e zorrës së trashë.

Depresion: Disa ekspertë të mjekësisë besojnë se “Sindromi I Depresionit” mund të jetë I lidhur me anën fizike të trupit sesa me gjendjen mendore.Veç kësaj, ajo mund të luftojë kundër gjendjes melankolike duke detoksifikuar dhe pastruar mëlçinë.

Lehtëson astmën: Shumë njerëz kanë parë vlera sinjifikuese në lehtësimin e astmës kronike nga përdorimi I uthullës së mollës, ose nga përdorimi kompresave të lagura me uthull në zonën e gjoksit.

Lufton rritjen e qelizave kancerogjene: Nuk është shumë e njohur si kuruese e sëmundjeve kancerogjene, por gjithsesi, mudn të ndihmojë në to duke neutralizuar radikalet e liram të cilat kanë fuqinë për të krijuar qeliza kancerogjenem apo mund të shkaktojnë dëme madhore në qelizat e gjakut. Përmbajtja e beta karotenit vepron si një antioksidant dhe në mënyrë efikase neutralizon radikalet e lira të krijuara nga proçeset oksiduese.

Si mund ta përdorim uthullën e mollës së egër
Mund të pini një lugë gjelle, dhe kjo mund tju ndihmojë në rregullimin e zorrëve, apo dhe të ju ndihmojë në humbje të peshës.
Ose mund ta përzieni atë me çajra të ndryshme si çaj të gjelbërt dhe ta përdorni atë si tonik për fytyrën tuaj. Apo të bëni një pastë prej çajit të gjelbërt mjatit dhe uthullës së mollës dh eta përdorni si një maskë fytyre për aknet.