Thursday, 19/4/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Vlerat nutritive te arres se kokosit

Vlerat nutritive te arres se kokosit

Arra e freskët e kokosit përmbanë 3.3 % proteina dhe 33.5 % yndyrë. Për shkak të aromës së veçantë, arra e freskët përdoret shumë si përbërës aromatik në ëmbëlsira, akullore dhe të tjera.

Në mjekësinë tradicionale kokosi me mijëra vite përdoret për shërimin e sëmundjeve të ndryshme sikurse që është ajo e traktit respirator.

Vlera energjike e 100 g kokosi përmbanë 354 kcal / 1481 kJ. Nga kjo përmbanë 15.2 % karbohidrate, 3.3 % proteina dhe 33.5 % yndyrë.

Nga mineralet kokosi përmbanë një sasi të rëndësishme të kalciumit 14 mg, hekurit 2.43 mg, magnezit 32 mg, fosforit 113 mg, zinkut 1.1 mg, bakrit 0.44 mg, manganit 1.5 mg dhe selenit 10.1 mg.

Nga vitaminat përmbanë tiamin 0.06 mg, riboflavin 0.02 mg, niacin 0.5 mg, acid pantotetik 0.3 mg dhe vitamin B6 0.05 mg.

Nga përbërja e mbetur 100 g kokosi përmbanë një pjesë të madhe fibrash 9 g dhe fitosterol 47 mg.

Është dëshmuar se kokosi ndihmon në shërimin kundër viruseve të cilat shkaktojnë ftohje, herpes, hepatit C, etj. Ndihmon poashtu në shërimin e sëmundjeve bakteriologjike siç janë pezmatimet e fytit, infeksionet e traktit urinar, etj.

Vaji i kokosit ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit. Poashtu disa hulumtime kanë treguar që kjo lloj thartire yndyrore ndihmon në reduktimin e peshës. Vaji i kokosit ka veti të forta antioksiduese, dhe ndikon në atë mënyrë që zvogëlon nevojën për të futur antioksidantët në organizëm.

Në sferën kozmetike shërben për mirëmbajtjen e lëkurës së thatë, kundër plakjes së lëkurës, mirëmbajtjen e flokëve dhe tenit të fytyrës.

Categories

Archives