Friday, 19/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

VLERAT E GJIDHËNJES TEK FËMIJA NGA 1 DERI 2 VJEç



VLERAT E GJIDHËNJES TEK FËMIJA NGA 1 DERI 2 VJEç

VLERAT E GJIDHËNJES TEK FËMIJA NGA 1 DERI 2 VJEç

A duhet të vazhdohet me gjidhënjen pas vitit të parë të fëmijës ?

Cilat janë dobitë shëndetësore për fëmijën nga gjidhënja pas moshës 1 vjeçare ?

Cilat janë dobitë shëndetësore për nënën nga gjidhënja e zgjatur ?

Ne jemi popull i çuditshëm sa i përket qëndrimit rreth gjidhënjes.
Në fillim gjejmë një mijë arsye që nënën ta dekurajojmë me fjalë aspak të qëlluara si :
„ nuk i del qumështi ,e shikon se qanë tërë ditën „
, jepi shtesë e të rritet mirë si fëmija i komshiut „
„ mos e merr në qafë fëmijën se nuk i del qumështi yt, jepi shtesë…
„ cfarë i mungon fëmijës së filanit i cili është rritë me shishe ,e shikon është si molla…“ …….!

Nëse nëna është e guximshme dhe e mirëinformuar e kalon me sukses këtë fazë, atëherë do fillojnë problemet dhe fjalët nga të tjerët pas moshës 6 muajshe ose më së largu një vjeç.

Kur fëmija mbush 1 vjeç në shtëpi shpeshtohen thënjet e të tjerëve :
„ është koha ta ndash nga gjiri e shef sa është bërë „ ,
„ edhe vajza e…… e ka ndarë si i ka bërë femija 1 vjeç ”
„ mos i shkatërro gjinjtë se mjaftë ka thithë, u ba burrë „ .

Shumicën e rasteve, nënat këtu e humbin betejën dhe në mënyrën më jo humane largojnë fëmijën nga gjiri.
Edhe për këtë janë të tjerët që e mësojnë nënën me metoda horror për fëmijën duke filluar nga lyerja e gjinjëve me spec të djegës e deri lyerjen më bojëra të ndryshme, ose rrëfime traumatike se gjirin e ka pirë dikush tjetër e kështu me radhë.

Trauma që fëmija përjeton nga ky akt, është aq e madhe sa do më duhej një shkrim tjetër për ta përmend.
Paramendoje diçka që fëmija ka dashur më së shumti në jetë, për një moment i bëhet e pamundur të marr dhe jo vetëm aq por edhe nëse e merr përjeton traumë nga metoda që nëna ka aplikuar për të ndarë nga gjiri. Gjiri juaj që ishte më i ngrohti, më i dashuri, u shndërrua për një moment në diçka të tmerrshme për fëmijën tuaj.
Ju si nënë, mund të kaloni me qeshje këtë moment, po për fëmijën tuaj jo vetëm që nuk do ta dojë më gjirin tuaj, por ka mundësi që do e urrejë për vite me rradhë.
Kujdes mos luani me këtë shenjtëri që Zoti krijoi në mes jush si nënë dhe fëmijës tuaj.
Kjo mbretëri e kënaqësisë dhe shkëmbimit të dyanshëm, nuk guxon të shembet nga ndikimi i të tjerëve.

Arsyet pse duhet të vazhdohet me gjidhënje pas moshës 1 vjecare janë të shumta. Dobia është e dyanshme si për fëmijën ashtu për nënën.
Do i përmendi vetëm disa :

1. Aspekti i nevojave ushqyese që merr fëmija përmes gjidhënjes në vitin e dytë të ushqyerjes me gji (12-23 muaj), është 450 ml duke marrë:

25 -30% të kërkesave totale të energjisë
42% e kërkesave totale të proteinave
36% e nevojave totale të kalciumit
75% e nevojës totale të vitaminës A
76% e nevojave totale të acidit folik
94% e nevojave totale të vitaminës B12
60% e vitaminës C

2. Aspekti i mbrojtjes imunitare
Fëmiu juaj gjatë tërë kohës që ushqehet me gji, merr nga ju nënë e respektuar të gjithë antitrupat e nevojshëm për mbrojtje imunitare, pra ngrit dhe zhvillon në mënyrën më të mirë sistemin imunitar. Shumë infeksione por edhe vdekje të fëmijëve parandalohen falë ushqyerjes me gji pas moshës 1 vjeçare.
Sipas përfundimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), një rritje në normat e ushqyerjes me gji mund të parandalojë deri në 10% të vdekshmërisë së fëmijëve nën pesë vjet.

3. Ushqimi me gji mundëson ti plotësoni nevojat ushqyese te femijëve tek të cilët ende nuk keni arritur në mënyrë të sukseshme t’i shtoni ushqimet shtesë. Pra, ushqimi me gji është fazë ideale e këtij tranzicioni që duhet të ndodhë.





4. Vazhdimi i gjidhënjes pas periudhës 1 vjecare është i rëndësishëm edhe për parandalimin e alergjive që mund të shfaqen në këtë moshë, pasi fëmija ekspozohet më shumë ambientit të jashtëm por edhe kontaktit me gjësende të ndryshme. Këtu pa dyshim përfshihet edhe preventiva ndaj sëmundjes së asmës bronhiale.

5. Ushqyerja me gji pas moshës 1 vjeçare, është mënyrë shumë e mirë që fëmija të ambientohet me stresin që e rrethon dhe me botën që është duke njohur. Ngrohtësia që e gjenë në gjidhënje është mekanizëm i fuqishëm mbrojtës ndaj tërë asaj që fëmija përjeton në këtë moshë si hapat e parë, rrëzimet e shpeshta, njohjen e njerëzve të panjohur etj. Gjidhënja në këtë moshë për fëmijën nënkupton: dashuri, ngrohtësi, siguri, shije e kënaqesi pa dyshim.

6. Ushqyerja me gji pas moshës 1 vjeçare ul ndjeshëm rrezikun e kancerit të gjirit.
Nëse e kuptojmë gjidhënjen si mbrojtëse ose masë preventive ndaj kancerit të gjirit, atëherë logjikisht një gjidhënje së paku dy vjet e dyfishon mbrojtjen nga kjo sëmundje shumë vdekjeprurëse.

7. Ushqyerja me gji (edhe pas moshës 1 vjeçare ) zvogëlon gjithashtu rrezikun e zhvillimit të kancerit të mitrës dhe ovarian.

8. Ushqimi me gji nga mosha 1 deri 2 vjeçe është preventivë ndaj sëmundjes së njohur Diabetit TIP 2.

9. Ushqimi me gji mundëson rikthimin e peshës normale në mënyrë më të shpejtë tek nëna.

10. Gjidhënja është mbretëria të cilën Zoti e krijoi në mes jush dhe fëmijës tuaj.
Kjo mbretëri nuk është vetëm emocionale, por përmes gjirit fëmija përfiton cilësitë e nënës. I tërë studimi i së ardhmës do koncentrohet për të dokumentuar saktësisht aspektin e mundshëm të përcjelljes gjenetike përmes gjidhënjes.

Çdo fëmijë ka rrugën e vet të zhvillimit dhe kohën kur është i gatshëm për të lënë gjirin.Kjo ska pse të ndodhë mënjëher pas vitit të parë të jetës. Gjidhënja duhet të vazhdojë për aq kohë që nëna dhe fëmiju duan këtë lidhje në mes tyre , duan që të kënaqen në mbretërinë e tyre të gjidhënjes , e që e mira do ishtë të jetë deri në moshën 2 vjecare.
Kam takuar nëna gjatë punës sime klinike, që realizojne gjidhënjen në moshën 3 ,4 por edhe në moshën 5 vjeç te fëmijët e tyre dhe këtë punë e bëjnë me shumë krenari.

Mendoj dhe besoj fuqishëm se nuk duhet të ketë asnjë kufizim në kohëzgjatjen e ushqyerjes me gji sidomos deri në moshën 2 vjeçare.

Le të vendosë fëmija juaj se kur dëshiron të lërë gjirin pas moshës 1,5 vjecare. I takon fëmijës tuaj që ai të vendosë. Fëmijët nuk gabojnë asnjëherë në atë që e duan ……….!

Dr.Ismail Lutolli
specialist Pediater
sub specialist Dijetolog -Nutricionist

SONY DSC