Monday, 25/9/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Vlera e ujit zem zem lexoni ngjarjet e verteta. Mahnitese

Vlera e ujit zem zem lexoni ngjarjet e verteta. Mahnitese

 

 

Vlera e ujit zem zem lexoni ngjarjet e verteta. Mahnitese

Ka thënë Ibnu’l Kajjimi: Kur isha në Mekke u sëmura dhe meqë nuk gjeta mjek e ilaç merrja ujë të zemzemit dhe këndoja disa herë kaptinën el-Fatiha në të e pastaj e pija. Me këtë arrita të shërohem tërësisht dhe fillova të mbështetem në të sa herë që ndieja dhimbje. Përfitoja shumë nga kjo metodë shërimi.

Në një rast tjetër thotë: Unë dhe

të tjerë kemi provuar gjëra të çuditshme kur kërkuam mjekim nga uji i Zemzemit. Kam provuar të mjekohem nga disa sëmundje nëpërmjet kësaj metodë dhe, me lejen e All-llahut, jam mjekuar.
Të gjithë ne e kemi dëgjuar tregimin e gruas marokiane e cila vuante nga kanceri. Pasi që mjekët mbetën në konfuzion përkitazi me shërimin e saj dhe lehtësimin sadopak të dhimbjeve, ajo udhëtoi në Mekke dhe filloi terapi të re shërimi duke përdorur ujë zemzemi dhe nga një bukë të vogël dhe një vezë gjatë ditës. Lutej, falej dhe qante shumë. Befasisht, ajo u shërua tërësisht dhe sëmundja shkoi pa lënë asnjë gjurmë. Me lejen e All-llahut Zemzemi mundi kancerin.26. Shuara
78. Zoti që më krijoi, Ai më udhëzon mua.
79. Dhe Ai që më ushqen dhe më jep të pijë.
80. Dhe kur të sëmurem Ai më shëron,
81. Ai më bën të vdesë e mandej më ngjall,
82. Ai tek i cili kam shpresë se do t’i m’i falë mëkatet e mia në ditën e gjykimit.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Disa trajtime natyrale per dhembje koke

Categories

Archives