Sunday, 19/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

VLERA E SURES EL-FATIHA

VLERA E SURES EL-FATIHA

VLERA E SURES EL-FATIHA

Nga Ebu Hurejre përcillet se i Dërguari i All-llahut u ka thënë:

… e kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut u duke thënë:

All-llahu ka thënë:

“E kam ndarë namazin ndërmjet Meje dhe robit Tim në dy gjysma, dhe ai (robi) do ta fitojë atë për të cilën është lutur.”

Kur robi thotë:

“El hamdu lil-lahi rabbil ‘alemin” All-llahu U thotë:

“Robi Im më lavdëroi.”

Kur robi thotë:

“Er-rahmanir-rahim” All-llahu U thotë:

“Robi Im më lartësoi.”

Kur robi thotë:

“Maliki jeumid-din”; All-llahu thotë:

“Robi Im më lavdëroi (robi Im i është bindur Madhërisë Sime).”

Kur robi thotë:

“Ijjake na’budu we ijjake nesta’in”; Ai thotë:

“Kjo është ndërmjet Meje dhe robit Tim dhe ai do ta fitojë atë, për të cilën është lutur.”

Kur robi thotë:

“Ihdinas-siratal mustekim, siratal ledhine en ‘amte ‘alejhim, gajril magdubi ‘alejhim we led-dalin”;

Ai thotë:

“Kjo është për robin Tim, dhe ai do ta ketë atë që e ka kërkuar.”

(Muslim, Malik, Tirmidhi, Ebu Davud, Nesai, ibn Maxhe)

– Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

– Falënderimi i takon vetëm All-llahut , Zotit të botërave!

– Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

– Sunduesit të ditës së Gjykimit!

– Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë!

– Udhëzona në rrugën e drejtë!

– Në rrugën e atyre ndaj të cilëve ke bekimin, e jo në të atyre që je i hidhëruar , dhe që kanë humbur !

El Fatiha, 1-7.

Categories

Archives