Wednesday, 26/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Vlera e natës së Kadrit në Ramazan

Vlera e natës së Kadrit në Ramazan

qielli

Falenderimi lavderimi perulja adhurimi i takojn vetëm Allahut xh.sh vetëm Atë efalenderojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojm,përshedetjet salavatet dhe selameti dergojm Muhamedit a.s familjes se tij të pastërt,shokëve të tij besnik dhe të sinqert dhe mbitë gjithë ata qe ndjekin dhe trasojn rrugën e tij dhe pasojn sunetin e tij deri ne ditën ekataklizmes se madhe të kijametit.– Ska dyshim se fjala më e mirë është fjala e Allahut dhe udhëzimi me i mirë ështëudhëzimi i Muhamedit a.s ndersa gjërat me të këqija jan risit(bidatet)dhe pa dyshim seç’do risi(bidat)të qon ne humbje dhe ç’do humbje të shpie ne zjarrin e xhehnemit.

– Nga mirësit e Allahut dhuruar njerzimit është edhe ajo se Allahu i ka ndëruar medisa kohë apo sezona të vlefshme dhe fitimprurse për njeriun nga të cilat koh njeriuështë ai i cili fiton dhe i cili ka dobi nga to, nder ato kohë të begatshme dhe të vlefshme.Për njëriun pa dyshim është edhe muaji i Ramazanit ne të cilin gjindemi e posaqerisht vlera i shtohet edhe me shumë këtij muaji sepse ne të gjinden dhjetë nëtë me të mira tëviti apo edhe të jetës ne pergjithësi ndërsa edhe me të vlefshme këto nëtë i bon edhe ajose ne këto dhjetë nëtë të fundit të Ramazani gjindet nata e cila ka vlerën e 1000 muajvefjala është për natën e kadrit thotë Allahu xh.sh:

Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj!Me lejen e Zotit të tyre në (atë

natë) zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibraili) për secilën çështje.Ajo është paqë deri në
agim.”(El-Kadr) gjithë ashtu edhe Muhamedi a.s kur flet për vlerën e natës se kadrit dhe ibadetit ne
këtë natë thotë:
Kush do qe falet natën e kadrit dhe e gjalleron këtë natë me besim të plot ne Allahun dhe
duke shpresuar ne shpërblimin e Tij do të i falen mekatet qe ka bërë me parë.(Transmeton
Buhariu dhe muslimi).
-Pse quhet (Nata e kadrit), arsyjet e emertimit me këtë emer?
-1) Fjala Kader ka disa kuptime prej tyre është ndërim ose respektim sepse ajo është.
Nata e cila nderohet dhe ka një pozitë të veqant tek Allahu, po ashtu edhe personi i cili
e madhëron dhe ndëron këtë natë duke ju lutur Allahut këtë natë pajiset me një nder të
veqant nga ana e Allahut xh.sh
-2) Fjala Kader e ka kuptimin percaktim, ngase ne këtë natë përcaktohet se q’farë do
të ndodhë ne vitin e ardhshem.
-3) Fjala Kader emertohet edhe si natë e begatshme për mirësit e shumta qe ju jep
njërzve. -Ne cilen natë nga dhjetë nëtët e fundit të Ramazanit gjindet kjo natë?
-Thotë hoxha i njoftur Muhamed Eshenkiti se dijetarët sa i përket kesaj qeshtje kan
hasur ne polemik ne mes tyre ne me shumë se 40 mendime se kur dhe ne cilën natë nga
dhjet nëtët e fundit të Ramazanit gjindët kjo natë dhe arsyje e gjithë kësaj polemike
kan qenë transmetimi i haditheve të ndryshme nga pejgamberi a.s ne percaktimin e kësaj nate, mirëpo mendimi me i sigurt sa i përketë percaktimi të kësaj nate është ajo
se kjo natë gjindët ne dhjet nëtët e fundit të Ramazanit dhe atë ne nëtët (tek),
argument për këtë kemi fjalën e Muhamedit a.s i cili ka thënë:
Kërkojeni natën e kadrit ne nëtët (tek) të dhjetë ditëve të fundit te Ramazanit.(Transmeton Buhariu) -Q’farë duaje(lutje)preferohet të thuhet ne këtë natë nese na e merr mëndja se ajo
është nata e kadrit?
-Transmetohet nga Aishja nana e besimtarëve Allahu qoftë e kënaqur me të se e ka
pyetur Muhamedin a.s duke i thënë:O i dërguari i Allahut qka mendon nese e
dëshmoj-përjetoj këtë natë(Kadrit)q’farë duhet të thëm ne këtë natë:tha i derguari i
Allahu paqja dhe meshira e Allahut qoshin mbi të thuaj:
“All-llahumme inneke Afuw-wun tuhibbul afwe fe’fuanni” qe ne gjuhën tonë e ka këtë
kuptim:
”Allahu im,Ti je fales,e don faljen, andaj me fal mua”(Transmeton Tirmidhiu).
-Nuk është thëlbësore për atë i cili e arrin këtë natë të din se a e ka qëlluar këtë natë
ajo, mirëpo qellimi final për të është që të përpiqet sinqerisht ne këtë natë dhe të jetë i
sinqert ne namazin,lutjet,leximin e Kuranit dhe ibadetet tjera qe i bon ne këtë natë. -Shenjat me te cilat njifet nata e Kadrit?
-Shenja e pare:
Eshtë transmetuar ne sahih Musim prej hadithit të Ubej ibni Kaab Allahu qoftë i kënaqur me
të se pejgamberi a.s lajmëroj se njëra prej shnënjave të saj është se ne mëngjesin e se
nesërmës kur lind dielli, nuk ka rreze të dukshme(Transmeton Muslimi).
-Shenja e dytë:
Eshtë transmetuar prej hadithit të ibni Abasit me zingjir të vertetë se pejgamberi a.s ka
thënë:
”Nata e kadrit është nje natë e këndshme as e nxehtë as e ftohet ,dhe ne ditën vijuse dielli
lind i kuq,dhe i dobët”(sahih ibn Huzejmah).
-Shenja e tretë:
Eshtë transmetuar prej el-Taberanit me zingjir të mirë prej hadithit të Vathilah el-Aska
Allahu qoftë i kënaqur me të se pejgamberi a.s ka thënë:
”Nata e kadrit është një natë e ndritshme,as e nxehtë as e ftohet, ne të cilën nuk shifet as nje meteor”
-Shenja e katërt:
Se atë natë nuk do të këtë erë do te jetë shumë natë e qetë.
-Shejnja e pestë:
Ne natën e kadrit besimtari do të ndjen kënaqësi ne namazin e tij me shumë se ne ç’do natë
tjetër qe ka kaluar.
Këto ishin shkurtimisht disa nga vlerat e natës se kadrit shkaqet e emertimit me këtë
emer, ajo se ç’ka preferohet me vepru muslimani ne këtë natë,si dhe disa nga shenjat e
kesaj nate.
Ne fund e lusim Allahun e Madhëruar të na e pranoj agjerimin tonë gjatë ditëve të
këtij muaji dhe namazin tonë gjatë nëtëve të këtij muaji të na ndihmoj ta përkujtojm
të falenderojm dhe ta adhurojmë Ate ashtu siq duhet edhe ne muajt tjerë dhe të na e
mundësoj ta qellojmë natën e kadrit.”Amin”

Shkruar: Nga Hoxha Kujtim Ademi

Një shkrim tjetër i dobishëm  UDHËZUES MJEKËSOR PËR TË SËMURIN NË MUAJIN E RAMAZANIT

Categories

Archives