Thursday, 15/11/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

VLERA E KËRKIM FALJES



VLERA E KËRKIM FALJES
gjynahet e mia
1. Është adhurim, me të cilin i afrohesh Allahut!2. Është sebep për faljen e gjynaheve! Allahu thotë: “e u thashë: “Kërkoni falje nga Zoti juaj, i Cili është Falës i madh”. (Nuh 10.)

3. Është sebep për zbritjen e shiut! Allahu thotë: “që Ai t’ju dërgojë shi të bollshëm”. (Nuh 11.)

4. Është sebep për shtimin e pasurisë dhe të fëmijëve! Allahu thotë: “t’ju shtojë pasurinë dhe fëmijët tuaj”. (Nuh 12.)

5. Është sebep për furnizimin me kopshte dhe me lumenj. Allahu thotë: “dhe të bëjë për ju kopshte e lumenj!”. (Nuh 12.)

6. E shton fuqinë në të gjitha aspektet. Allahu thotë: “dhe do t’ju shtojë fuqi mbi fuqinë tuaj”. (Hud 52.)

7. Është sebep për shijimin e kënaqësive të bukura. Allahu thotë: “Ai do t’ju japë të shijoni kënaqësi të bukura”. (Hud 3.)

8. Është sebep për largimin e belave. Allahu thotë: “Allahu nuk do t’i ndëshkojë ata, përderisa ata I kërkojnë falje Atij”. (Enfal 33.)

9. Është sebep për ta fituar çdo njeri atë që e meriton. Allahu thotë. “dhe do t’i japë çdo të miri shpërblimin e merituar”. (Hud 3.)





10. Është sebep për zbritjen e mëshirës. Allahu thotë: “Përse nuk kërkoni nga Allahu falje (të gjynaheve) që të mund të mëshiroheni?!”. (Neml 46.)

11. Është sebep për shpagimin e mexhlisit.

12. Njerëzit janë më së shumti nevojtarë për istigfarin, ngase ata mëkatojnë për çdo ditë e natë. Dhe nëse robi i drejtohet Allahut me kërkim falje, Allahu do t’ia falë atij!

13. Është sebep për pasimin e të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ngase ai, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, kërkonte falje tek Allahu në një mexhlis shtatëdhjetë herë. Sipas një transmetimi tjetër një qind herë!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU