Tuesday, 14/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Vlera e duasë



Vlera e duasë

Vlera e Duasë

Allahu i lartësuar thotë: “Zoti juaj ka thënë: “Më thirrni Mua, Unë
ju përgjigjem” (Gafir: 60) dhe thotë: “E kur robët e Mi të pyesin ty për
Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të
qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më
besojnë Mua.” (El Bekare: 186) dhe Pejgamberi ka thënë: “Duaja
është vetë adhurimi” pastaj ka lexuar “Zoti juaj ka thënë: “Më thirrni
Mua, Unë ju përgjigjem” (Gafir: 60)
 Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka
thënë: “Adhurimi më i mirë është duaja”
 Dhe ka thënë (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të):
“Nuk ka asgjë më të ndershme te Allahu se sa duaja”.
 Dhe ka thënë (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të):
“Zoti i juaj – qoftë i lartësuar e madhëruar – është i turpshëm
dhe bujar. Turpërohet nga robi i tij kur i ngrit dy duart drejt Tij
që t’ia kthej të thata dhe të dështuara. ”
 Dhe ka thënë (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të):
“Caktimin e Allahut nuk mund ta kthen askush pos duasë dhe
nuk e shton jetë asgjë tjetër pos mirësisë.”
 Dhe ka thënë (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “
Nuk ka ndonjë mysliman që e lut Allahun me një lutje në të
cilën nuk ka mëkat apo ndërprerje të lidhjeve farefisnore e që
3
mos t’ia jep Allahun njërën nga këto të tri: Ose ia shpejton atij
lutjen e tij, ose ia deponon atë në botën tjetër apo ia largon nga
e keqja të ngjashme sikurse ajo për të cilën është lutur. Shokët e
tij thanë: Atëherë, do të shtojmë lutjet e Ai tha: Allahu u shton
edhe më.”
 Dhe ka thënë (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të):
“Ai që nuk kërkon nga Allahu, Allahu i hidhërohet atij.”
 Dhe ka thënë (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të):
“Njeriu më i paaftë është ai që tregohet i paaftë për të bërë dua
dhe njeriu më koprrac është ai që nuk e kthen selamin.”









Categories

Archives