Sunday, 16/12/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Vlera dhe ndikimi i arrës në shëndet



Vlera dhe ndikimi i arrës në shëndet

Vlerat ushqyese të arrës janë të shumta, ndërsa janë një ushqim i mirë për fëmijët, janë të mira kundër rënies së flokut, ndihmon për të ulur kolesterolin e lartë në gjak, etj.

Arrat janë një burim i pasur energjie dhe përmbajnë ushqyes, minerale, antioksidantë dhe vitamina të cilat janë esenciale për një shëndet të plotë.

Janë të pasura me Omega 3. Konsumimi i rregullt i arrave ndihmon për të ulur kolesterolin e lartë në gjak, duke i’u mundësuar një qarkullim të rregullt të gjakut dhe elasticitetit të enëve të tij. Konsumimi i vetëm 25 g arrash në ditë, ndihmon në parandalimin dhe uljen e presionit të lartë të gjakut, sëmundjeve kronike të enëve të gjakut, kancerit në prostatë, në gji dhe në shtyllën kurrizore.

Arrat janë shumë të pasura në vitaminë E, përmbajtja e së cilës ndikon në pasjen e një lëkure sa më të shëndetshme. Janë të pasura në magnez, zink, kalcium, hekur, etj. Arrat janë shumë te mira kundra renies së flokeve.





Lengu që merret nga përzierja e gjetheve dhe e lëvores së jashtme të degeve të arrës, përdoret kundër rënies së flokëve. Për një maskë të thjeshtë na shërbejnë 30-40 gram gjethe dhe levore degësh te njoma, me një liter uje dhe ziejnë per 10-15 minuta. Më pas me këtë leng i cili duhet te jete i vaket, shpëlahet koka. Sipas parukierve, kjo larje ndikon gjithashtu në nxirjen e flokëve.