Sunday, 25/2/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Vjellja pastron stomakun nga substancat e dëmshme

Vjellja pastron stomakun nga substancat e dëmshme

Të vjellëtit pastron stomakun, mpreh shikimin, heq dhembjet e kokës, kuron ulcerat dhe infeksionet në veshka e në prostatë. Të vjellëtit gjithashtu lehtëson sëmundjet kronike, për shembull: lebrën, edemat, paralizat e pjesshme ose dridhjet e trupit.

Një njeri i shëndetshëm duhet të kryejë vjellje të vullnetshme një ose dy herë në muaj; për çdo rast nga dy vjellje njëra pas tjetrës, në mënyrë që e dyta ta pastrojë trupin nga substancat që mbeten pas herës së parë.

Vjelljet e tepërta dëmtojnë stomakun dhe dobësojnë shtresat e tij mbrojtëse. Gjithashtu ato dëmtojnë dhëmbët, shikimin dhe dëgjimin, madje shkaktojnë edhe dhembje koke. Duhet patur parasysh që ata të cilët vuajnë nga mahisja e fytit, ata që kanë kraharor të dobët ose laring të vogël, ata që kanë vështirësi të vjellin vullnetarisht ose ata që janë të prirur të pështyjnë gjak, nuk duhet të kryejnë vjellje të vullnetshme.

Ata që kanë vesin e keq të mbushin plot barkun me ushqim, pastaj vetënxisin të vjellat, do të shohin se kjo praktikë përshpejton plakjen dhe bëhet shkak për mjaft sëmundje të dhembshme, përveç faktit që do t‟u kthehet në kronike. Po ashtu, nëse njeriu vuan nga dehidratimi, nga shqetësime në rropulli, nga plakja ose nga plogështia e përgjithshme e trupit, atëherë vjellja e vullnetshme bëhet tepër e rrezikshme.

Koha më e mirë për vjellje të vullnetshme është në verë ose pranverë, dhe jo në dimër ose vjeshtë. Pas kryerjes së këtij veprimi, është e këshillueshme që të pihet lëng molle me pak mastik dhe shurup trëndafili, nëse është e mundshme.

Nxjerrja e ushqimit mund të bëhet nga goja, por edhe nga rrugët e poshtme, në formën e diarresë. Hipokrati ka thënë: “Në stinën e verës, nxjerrja e ushqimit duhet të bëhet nga lart (goja) dhe mundësisht pa nevojën e ilaçeve, kurse në dimër ajo duhet të kryhet nga poshtë, me ndihmën e ilaçeve.”

Categories

Archives